Drafti per reformen PS objektiv i ri detajet e zgjedhjeve

Zbardhen detaje të draftit që partia Socialiste i ka dorëzuar negociatorëve të demokratëve për reformën elektorale. Një ditë pasi kryetari i socialistëve, Edi Rama pohoi se këto propozime kanë mbi dhjetë ditë që i janë dorëzuar demokratëve dhe nuk është marrë asnjë përgjigje, negociatorët e partisë më të madhe në opozitë bëjnë të ditura disa nga propozimet më të rëndësishme.
Socialistët shkruajnë në këtë metodologji të punës për reformën siç e quajnë ata, se në tryezën e përbashkët duhet të shkohet përtej 52 rekomandimeve që OSBE-ODIHR bëri në raportin pas zgjedhjeve të tetë majit. “Ndryshim jo radikal të sistemit zgjedhor aktual përbën pikën e parë të propozimeve të socialistëve, pikë të cilën e sqarojnë më poshtë se me këtë kanë parasysh korrektimin kombëtar të sistemit rajonal proporcional që aktualisht ka vendi.
Pajisjen e qendrave të votimit me aparaturën e posaçme për identifikimin e kartave të identitetit është një tjetër propozim i partisë Socialiste në draftin e dorëzuar tek demokratët. Vota e emigrantëve është një tjetër propozim që socialistët u shtrojnë për zgjidhje demokratëve. Rikompozimi i KQZ-së, gjithashtu në draftin e socialistëve zë një tjetër pikë. Por demokratët përmes komunikimit elektronik i janë përgjigjur socialistëve se nuk mund t’i pranojnë këto propozime shtesë, që nuk përfshihet në rekomandimet e OSBE – ODHIR.
Rovena Moçka