Drafti për tokën e papunuar, PS kundër
Partia socialiste është kundër
draftit të qeverisë shqiptare
për të dhënë me qira tokat
që fshatarët nuk i punojnë. Kandidati
për deputeti i kësaj partie,
Eduart Shalsi, deklaroi dje se Sali
Berisha nuk e ka kuptuar ende
se përse fshatarët nuk arrijnë
dot ta punojnë tokën, pasi nuk
kanë mundësi. Kjo tregon, sipas
tij, koston e lartë të prodhimit,
prandaj tokat lihen djerrë.
"Është për të ardhur keq, që
edhe pas 18 vjetësh Sali Berisha
nuk e ka kuptuar ende se pse
nuk punohet toka në Shqipëri,
duke dëshmuar qartazi se nuk
ka se si të zgjidhë problemet e
bujqësisë dhe të popullsisë që
jeton në fshat, një njeri i cili është
me kilometra larg të kuptuarit të
tyre, dhe që tashmë, në fakt, ai
është shndërruar në problemin
e tyre", tha Shalsi, duke shtuar
se Sali Berisha nuk e ka kuptuar
ende se, toka nuk punohet jo nga
mosdashja, por nga pamundësia
për ta punuar. Zyrtari i selisë rozë,
vuri në dukje se duket qartë se
Kryeministri nuk e ka idenë e
kostos së lartë që e shoqëron
prodhimin, duke rrëfyer në këtë
mënyrë se ky sektor nuk ndihmohet
nga shteti, as nuk kreditohet
dhe as nuk rimbursohet.
"Fatkeqësisht, ai nuk e ka idenë
e kostove të larta që ka prodhimi
bujqësor, ai nuk i di çmimet e
larta të karburanteve, çmimet
dhe pasigurinë e cilësisë së inputeve
bujqësore, pa folur për
mungesën totale të zinxhirit të
lëvizjes së prodhimeve nga fusha
në treg. Ai nuk e di se ky sektor
jetik as nuk kreditohet dhe as
nuk rimbursohet, dhe se paratë e
emigrantëve që janë fi nancuesit e
bujqësisë janë rralluar për shkak
të krizës", vijoi Shalsi.
Shalsi vlerësoi se Sali Berisha
ka dështuar të kuptojë se nuk janë
mekanizmat administrativë të
konfi skimit të tokës ato që do të
zgjidhin problemin. Madje, sipas
tij, prekja e pronës cenon rëndë
parimet kushtetuese dhe do të
shkaktojë një konfl ikt social me
përmasa të mëdha. "Që do të thotë
se Sali Berisha jo vetëm që nuk
ka asnjë përgjigje për problemet
me të cilat përballen fshatarët
dhe bujqësia, por tashmë kërkon
të administrojë të tjera troje për
t‘i konvertuar në nismat e tij 1
euro-she, krejtësisht të dështuara
për interesat e shqiptarëve, por
të suksesshme për interesat e
oborrit të tij personal", deklaroi
Shalsi. Përpos deklarimeve dhe
qëndrimeve të politikës, ekziston
dhe një mendim i ekspertëve, të
cilët së pari mendojnë që toka
duhet shfrytëzuar. Vendimin e
Kryeministrit Berisha, ata e shohin
të nxituar, por në tërësi gjykohet si
një stimulim i sektorit të bujqësisë.
Dy ditë më parë, Ismail Bega, njohës
i mirë në fushën e bujqësisë,
në rolin e drejtorit të zyrës së
GTZ-së në Tiranë, dha disa ide
për sektorin. Ai u shpreh kundër
idesë për t‘ia marrë tokën atij që
s‘e punon, pasi shkelet e drejta e
pronës. Bega tha se, qeveria i ka
mekanizmat e duhura për të stimul
uar zhvillimin e bujqësisë, siç është
qiradhënia. "Një zgjidhje gjykoj se
është qiradhënia, duke përpiluar
kontrata të thjeshta dhe heqjen e
pengesave ligjore për regjistrimin
e tyre. Pronarët e tokave bujqësore
mund ta zgjidhin formën
e qirasë sipas parimit të tregut,
por duke qenë qeveria ajo që
rregullon raportin ligjor mes tyre.
Komuna nuk mund t‘ia marrë
tokën atij që s‘e punon, për t‘ia
dhënë një tjetri, me mundësi për
ta punuar. Këtë e zgjidh vetëm
qiraja", tha Bega.
draftit të qeverisë shqiptare
për të dhënë me qira tokat
që fshatarët nuk i punojnë. Kandidati
për deputeti i kësaj partie,
Eduart Shalsi, deklaroi dje se Sali
Berisha nuk e ka kuptuar ende
se përse fshatarët nuk arrijnë
dot ta punojnë tokën, pasi nuk
kanë mundësi. Kjo tregon, sipas
tij, koston e lartë të prodhimit,
prandaj tokat lihen djerrë.
"Është për të ardhur keq, që
edhe pas 18 vjetësh Sali Berisha
nuk e ka kuptuar ende se pse
nuk punohet toka në Shqipëri,
duke dëshmuar qartazi se nuk
ka se si të zgjidhë problemet e
bujqësisë dhe të popullsisë që
jeton në fshat, një njeri i cili është
me kilometra larg të kuptuarit të
tyre, dhe që tashmë, në fakt, ai
është shndërruar në problemin
e tyre", tha Shalsi, duke shtuar
se Sali Berisha nuk e ka kuptuar
ende se, toka nuk punohet jo nga
mosdashja, por nga pamundësia
për ta punuar. Zyrtari i selisë rozë,
vuri në dukje se duket qartë se
Kryeministri nuk e ka idenë e
kostos së lartë që e shoqëron
prodhimin, duke rrëfyer në këtë
mënyrë se ky sektor nuk ndihmohet
nga shteti, as nuk kreditohet
dhe as nuk rimbursohet.
"Fatkeqësisht, ai nuk e ka idenë
e kostove të larta që ka prodhimi
bujqësor, ai nuk i di çmimet e
larta të karburanteve, çmimet
dhe pasigurinë e cilësisë së inputeve
bujqësore, pa folur për
mungesën totale të zinxhirit të
lëvizjes së prodhimeve nga fusha
në treg. Ai nuk e di se ky sektor
jetik as nuk kreditohet dhe as
nuk rimbursohet, dhe se paratë e
emigrantëve që janë fi nancuesit e
bujqësisë janë rralluar për shkak
të krizës", vijoi Shalsi.
Shalsi vlerësoi se Sali Berisha
ka dështuar të kuptojë se nuk janë
mekanizmat administrativë të
konfi skimit të tokës ato që do të
zgjidhin problemin. Madje, sipas
tij, prekja e pronës cenon rëndë
parimet kushtetuese dhe do të
shkaktojë një konfl ikt social me
përmasa të mëdha. "Që do të thotë
se Sali Berisha jo vetëm që nuk
ka asnjë përgjigje për problemet
me të cilat përballen fshatarët
dhe bujqësia, por tashmë kërkon
të administrojë të tjera troje për
t‘i konvertuar në nismat e tij 1
euro-she, krejtësisht të dështuara
për interesat e shqiptarëve, por
të suksesshme për interesat e
oborrit të tij personal", deklaroi
Shalsi. Përpos deklarimeve dhe
qëndrimeve të politikës, ekziston
dhe një mendim i ekspertëve, të
cilët së pari mendojnë që toka
duhet shfrytëzuar. Vendimin e
Kryeministrit Berisha, ata e shohin
të nxituar, por në tërësi gjykohet si
një stimulim i sektorit të bujqësisë.
Dy ditë më parë, Ismail Bega, njohës
i mirë në fushën e bujqësisë,
në rolin e drejtorit të zyrës së
GTZ-së në Tiranë, dha disa ide
për sektorin. Ai u shpreh kundër
idesë për t‘ia marrë tokën atij që
s‘e punon, pasi shkelet e drejta e
pronës. Bega tha se, qeveria i ka
mekanizmat e duhura për të stimul
uar zhvillimin e bujqësisë, siç është
qiradhënia. "Një zgjidhje gjykoj se
është qiradhënia, duke përpiluar
kontrata të thjeshta dhe heqjen e
pengesave ligjore për regjistrimin
e tyre. Pronarët e tokave bujqësore
mund ta zgjidhin formën
e qirasë sipas parimit të tregut,
por duke qenë qeveria ajo që
rregullon raportin ligjor mes tyre.
Komuna nuk mund t‘ia marrë
tokën atij që s‘e punon, për t‘ia
dhënë një tjetri, me mundësi për
ta punuar. Këtë e zgjidh vetëm
qiraja", tha Bega.