Legalizimet, qeveria premton mbylljen e procesit në tetor
Qeveria premton se do
të përmbyllë në muajin
tetor të gjitha dosjet për
legalizimin e banesave informale.
Kryeministri Berisha sqaroi se
deri tani janë miratuar në qeveri
70% e të gjitha dosjeve dhe
brenda 2 muajve që vijnë do të
miratohen edhe 30% të ngelura.
"Kam kënaqësinë e madhe se 70
për qind e të gjitha dosjeve janë
miratuar në qeveri. Ju siguroj se
brenda 2 muajve që vijnë, 100 për
qind, çdo dosje, do të jetë e miratuar
në qeveri dhe ju garantoj
se Parlamenti, 2-3 javët e para të
punës së tij, do të miratojë ligjin
për përdorimin e letrave me vlerë,
që ju të paguani sipas vendimeve
banesat tuaja në përqindjen e
përcaktuar dhe premtuar nga
qeveria", tha Berisha. Kryeministri
Berisha inauguroi dje fi llimin
e punimeve në rrugën Instituti
Bujqësor - Bulçesh. Ndërtimi i
këtij segmenti rrugor me një
gjatësi prej 2.6 kilometrash, i
cili lidh Bashkinë e Kamzës dhe
Bashkinë e Tiranës me Komunën
e Paskuqanit, do të përmbajë
edhe sistemin e rrjetit të energjisë
elektrike, telefonisë, si
dhe sistemimin e kanalizimeve
të ujërave të bardha dhe të zeza.
Sipas Berishës, banorët e Kamzës,
Paskuqanit dhe të gjithë
banorët e ardhur nga të katër
anët e vendit, nga Vaqarri deri në
Zall-Herr, e kanë ndërtuar qytetin
më të madh dhe më të bukur të
vendit, dëshmi e energjisë së tyre
krijuese, dëshmi e vendosmërisë
së tyre për të pasur një jetë më të
mirë. "Ju u larguat nga vatrat tuaja,
për të kërkuar për vete dhe për
fëmijët tuaj një jetë më të mirë.
Ne do të bëjmë çdo gjë që ju të gëzoni
kushtet e jetesës së një qyteti
modern, ndaj dhe infrastruktura
moderne për ju, shkollat, Pallati
i Kulturës, Pallati i Sportit,
qendra shëndetësore, ujësjellësi,
kanalizimet, energjia elektrike,
këto janë linjat, në të cilat ne
kemi investuar dhe investojmë,
deri në ndërtimin përfundimtar
të një infrastrukture moderne",
premtoi Berisha. Kryeministri
i garantoi banorët e Kamzës se
qeveria e tij do të fi nancojë në
Kamzë dhe Paskuqan, të gjitha
projektet që do të miratojë Këshilli
Bashkiak. Përpara zgjedhjeve të 28
qershorit, Këshilli i Ministrave ka
dhënë miratimin për një sërë leje
legalizimesh për banesat informale
kryesisht në Paskuqan dhe
Kamzë. Vetëm në Tiranë, gjashtë
ditë përpara zgjedhjeve, qeveria
miratoi dhënien e 6 mijë lejeve të
legalizimit. Qeveria shqiptare do të
miratojë brenda 2 muajve të ardhshëm
të gjitha dosjet për legalizim
të ndërtimeve pa leje. Ky ka qenë
premtimi i Kryeministrit Berisha
në një ndër zonat informale të
kryeqytetit. Në Kamzë, shefi i
qeverisë ka njoftuar gjithashtu se
ligji për përdorimin e letrave me
vlerë do të jetë ndër të parët që do
të miratojë Parlamenti i ri. "Çdo
dosje, do të jetë e miratuar në qeveri
dhe ju garantoj se Parlamenti,
2-3 javët e para të punës së tij, do
të miratojë ligjin për përdorimin e
letrave me vlerë, që ju të paguani
sipas vendimeve banesat tuaja
në përqindjen e përcaktuar dhe
premtuar nga qeveria", deklaroi
Berisha.
të përmbyllë në muajin
tetor të gjitha dosjet për
legalizimin e banesave informale.
Kryeministri Berisha sqaroi se
deri tani janë miratuar në qeveri
70% e të gjitha dosjeve dhe
brenda 2 muajve që vijnë do të
miratohen edhe 30% të ngelura.
"Kam kënaqësinë e madhe se 70
për qind e të gjitha dosjeve janë
miratuar në qeveri. Ju siguroj se
brenda 2 muajve që vijnë, 100 për
qind, çdo dosje, do të jetë e miratuar
në qeveri dhe ju garantoj
se Parlamenti, 2-3 javët e para të
punës së tij, do të miratojë ligjin
për përdorimin e letrave me vlerë,
që ju të paguani sipas vendimeve
banesat tuaja në përqindjen e
përcaktuar dhe premtuar nga
qeveria", tha Berisha. Kryeministri
Berisha inauguroi dje fi llimin
e punimeve në rrugën Instituti
Bujqësor - Bulçesh. Ndërtimi i
këtij segmenti rrugor me një
gjatësi prej 2.6 kilometrash, i
cili lidh Bashkinë e Kamzës dhe
Bashkinë e Tiranës me Komunën
e Paskuqanit, do të përmbajë
edhe sistemin e rrjetit të energjisë
elektrike, telefonisë, si
dhe sistemimin e kanalizimeve
të ujërave të bardha dhe të zeza.
Sipas Berishës, banorët e Kamzës,
Paskuqanit dhe të gjithë
banorët e ardhur nga të katër
anët e vendit, nga Vaqarri deri në
Zall-Herr, e kanë ndërtuar qytetin
më të madh dhe më të bukur të
vendit, dëshmi e energjisë së tyre
krijuese, dëshmi e vendosmërisë
së tyre për të pasur një jetë më të
mirë. "Ju u larguat nga vatrat tuaja,
për të kërkuar për vete dhe për
fëmijët tuaj një jetë më të mirë.
Ne do të bëjmë çdo gjë që ju të gëzoni
kushtet e jetesës së një qyteti
modern, ndaj dhe infrastruktura
moderne për ju, shkollat, Pallati
i Kulturës, Pallati i Sportit,
qendra shëndetësore, ujësjellësi,
kanalizimet, energjia elektrike,
këto janë linjat, në të cilat ne
kemi investuar dhe investojmë,
deri në ndërtimin përfundimtar
të një infrastrukture moderne",
premtoi Berisha. Kryeministri
i garantoi banorët e Kamzës se
qeveria e tij do të fi nancojë në
Kamzë dhe Paskuqan, të gjitha
projektet që do të miratojë Këshilli
Bashkiak. Përpara zgjedhjeve të 28
qershorit, Këshilli i Ministrave ka
dhënë miratimin për një sërë leje
legalizimesh për banesat informale
kryesisht në Paskuqan dhe
Kamzë. Vetëm në Tiranë, gjashtë
ditë përpara zgjedhjeve, qeveria
miratoi dhënien e 6 mijë lejeve të
legalizimit. Qeveria shqiptare do të
miratojë brenda 2 muajve të ardhshëm
të gjitha dosjet për legalizim
të ndërtimeve pa leje. Ky ka qenë
premtimi i Kryeministrit Berisha
në një ndër zonat informale të
kryeqytetit. Në Kamzë, shefi i
qeverisë ka njoftuar gjithashtu se
ligji për përdorimin e letrave me
vlerë do të jetë ndër të parët që do
të miratojë Parlamenti i ri. "Çdo
dosje, do të jetë e miratuar në qeveri
dhe ju garantoj se Parlamenti,
2-3 javët e para të punës së tij, do
të miratojë ligjin për përdorimin e
letrave me vlerë, që ju të paguani
sipas vendimeve banesat tuaja
në përqindjen e përcaktuar dhe
premtuar nga qeveria", deklaroi
Berisha.