E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti, si do te kontrollohet bashkimi i ndermarrjeve

Eglantina Nasi

Bashkimi i dy ose me shume ndermarrjeve eshte nje proces, i cili tani e tutje do te funksionoje dhe mbikeqyret permes disa rregullave te caktuara. Te permbledhura ne nje draft te posacem, i publikuar nga Autoriteti i Konkurrences, ato detajojne te gjitha elementet e organizimit, operimit dhe kontrollimit te tregut, te ndermarrjeve te ashtuquajtura "te perqendruara". I titulluar "Mbi kontrollin e perqendrimeve ndermjet ndermarrjeve", drafti ne fjale, merr ne konsiderate bashkimet mes ndermarrjeve te pavarura me pare dhe kontrollin e ri qe ato marrin pasketaj. "Nje gje e tille kerkon nje menaxhim te perhershem dhe te vetem ekonomik, por edhe nje rishperndarje aksionesh", - sakteson drafti. Duke shtuar se "kontrolli perftohet nga ndermarrja, e cila ne realitet eshte mbrapa transaksioneve dhe ka fuqine te menaxhoje dhe ato qe ka perfshire brenda vetes". Nga ana e tyre, ekspertet e Konkurrences deklarojne se do te kene te drejte qe te nderhyjne lidhur me keto kontrolle te reja qe pesojne ndermarrjet, "ne rastet e perftimit te tyre nga fondet e investimit". Dhe duke argumentuar se mjeti me i zakonshem i perftimit te kontrollit te nje ndermarrje eshte pasi ke perfituar nga aksionet apo asetet e saj, ata pohojne se do te kene te drejte qe te hetojne edhe rreth ndarjes se ketyre te fundit, ne momentin qe dy apo me shume ndermarrje jane bashkuar me njera-tjetren. "Duhet te analizohet me vemendje nese lidhje te tilla ekonomike, te kombinuara me lidhje te tjera, jane te mjaftueshem per te cuar ne nje ndryshim kontrolli mbi baza te qendrueshme", - citojne ekspertet e Autoritetit te Konkurrences lidhur me nje fakt te tille. Nga ana tjeter, drafti permend edhe nje rast qe e cileson si te vecante, ate kur edhe ndermarrjet qe bashkohen, zoterohen nga i njejti shtet (ose nga i njejti ent publik ose bashki). "Privilegjet e ushtruara nga shteti, qe vepron si nje autoritet publik me teper sesa si nje aksioner, nuk perbejne kontroll deri ne masen kur ato nuk i mundesojne shtetit te ushtroje nje influence vendimmarrese mbi aktivitetin e ndermarrjes ne fjale", - sqarojne ekspertet e Konkurrences. Duke sqaruar me tej se "kontrolli perftohet nese nje ndermarrje e vetme mund te ushtroje influence vendimmarrese mbi nje ndermarrje tjeter dhe ajo ka fuqine qe te percaktoje vendime strategjike tregtare mbi te". Ne kete menyre, drafti ne fjale, i jep zgjidhje edhe kontrollit qe mund te ushtroje shteti nese dy apo me shume ndermarrje te tij vendosin te bashkohen me njera-tjetren. "Kontrolli i vetem perftohet vetem kur nje ndermarrje perfton shumicen e te drejtave te votes, edhe nese perfton shumicen e kapitalit aksionar", - perfundon drafti i AK-se.

"Joint Venture", si operojne sipermarrjet e perbashketa?

Sipermarrjet e perbashketa, te njohura edhe si "Jonit-Venture", operojne ne baze te parimit te kontrollit te perbashket, pasi kemi te bejme ne fakt me 2 ndermarrje meme te cilat ndajne ne menyre te barabarte te drejtat e votes. Ne kete rast, nuk eshte e nevojshme qe te ekzistoje nje marreveshje formale ndermjet tyre. "Megjithate, kur ka nje te tille, ajo duhet te jete ne perputhje me parimet e barazise", - sakteson drafti i Autoritetit te Konkurrences. Duke shtuar se thelbi i "Joint-Venture" ne vetvete ka te beje edhe me mbrojtjen e te drejtave te aksionareve te pakices. Por edhe parashikuar te drejten e vetos qe mund te kene keta te fundit, gje qe u jep ne kete menyre nje rendesi mjaft te madhe ne vendimmarrjen e sipermarrjes se perbashket.

Si shtohen e pakesohen aksioneret?

"Hyrja e aksionereve te rinj ne nje ndermarrje te kontrolluar bashkerisht, perben nje perqendrim qe duhet njoftuar". Keshtu citon drafti i Autoritetit te Konkurrences, duke sqaruar se kjo paraqet rendesi, pasi ata mund te kene te drejta bllokuese ne lidhje me vendime strategjike te ndermarrjes se perbashket. Sikunder, nenvizohet edhe se aksionaret si te tille, duhet te marrin ne konsiderate interesat e njeri tjetrit dhe te bashkepunojne. Nga ana tjeter, edhe zevendesimi i aksionareve ekzistues me te rinj, pa ndryshuar numrin, ne nje ndermarrje, perben sipas eksperteve te Konkurrences, nje ndryshim ne cilesine e drejtimit te saj.

Ndermarrjet, duhen mjaft te qendrueshme

Natyra e qendrueshme e veprimtarise se ndermarrjes, perben nje kusht themelor per ekzistencen e saj. Lidhur me kete, ekspertet e Konkurrences, do te kene te drejten per te ushtruar mbikeqyrjen e tyre. Sic percakton drafti i lartpermendur, duhet qe te provohet se ndermarrjet e perbashketa nuk kane konflikte serioze mes atyre qe e kane formuar ate. Por edhe nese provohet mossuksesi i saj Autoriteti i Konkurrences ka parashikuar ne draft, qe te tilla ndermarrje kane edhe te drejten e shperberjes se tyre. "Keto lloj dispozitash nuk pengojne qe sipermarrja e perbashket te konsiderohet si nje ndermarrje, e cila eshte e destinuar te funksionoje per nje kohe te gjate", - citon dokumenti i hartuar prej tyre. "Ne te kundert, konsiderohet qe sipermarrja e perbashket nuk eshte e destinuar te kryeje aktivitet te perhershem kur themelohet per nje kohezgjatje shume te shkurter. Kjo mundesi shfaqet p.sh., kur ajo themelohet per te permbyllur nje projekt te vecante, si ndertimi i nje centrali elektrik, por nuk ka per qellim qe te marre pjese ne ushtrimin e aktivitetit te centralit, pasi te mbaroje ndertimin", - sqaron ky dokument.

Mbyllja e aktivitetit, njoftohet AK-ja

Heqja dore nga bashkimi i ndermarrjeve, mund te behet vetem pas nisjes se nje procedure nga Autoriteti i Konkurrences. Drafti "Mbi kontrollin e perqendrimeve ndermjet ndermarrjeve", percakton se kjo do te thote se "te gjitha procedurat mbyllen me nje vendim, pasi ndermarrjet tregojne ne menyre bindese per Autoritetin, se e kane braktisur perqendrimin", citon ai. Si parim i pergjithshem, kushtet per te vertetuar qe bashkimi i nje ndermarrje eshte braktisur duhet te kene forma juridike. Dhe se terheqja e thjeshte e njoftimit nuk konsiderohet si prove e mjaftueshme per te vertetuar se eshte ndermarre nje braktisje e tille. Per kete, ekziston e ashtuquajtura "marreveshje detyruese", e cila sherben si prove e anulimit ligjor te detyrueshem te marreveshjes fillestare, e cila zakonisht kerkohet si nje dokument i nenshkruar nga te gjitha palet. E nese kjo behet ne menyre te njeanshme prej paleve, Autoriteti i Konkurrences nuk do ta quaje si nje gje te mjaftueshme.

Xhiroja, si kusht per t'u hetuar

Qe ndermarrjet e bashkuara te jene objekt shqyrtimi dhe hetimi nga Autoriteti i Konkurrences, nje element i rendesishem ne vleresimin e aktivitetit te tyre, eshte edhe kufiri i xhiros financiare qe ato duhet te plotesojne. Sic percakton drafti i hartuar prej ketij institucioni, niveli i xhiros sherben ne fakt per te vleresuar pozicionin qe keto lloj ndermarrjesh kane ne treg dhe burimet monetare qe jane vene ne dispozicion ne te. "Xhiroja individuale dhe e perbashket e ketyre ndermarrjeve do te jete kushti themelor per te percaktuar nese jane permbushur kushtet per t'u hetuar", citon dokumenti. Duke perfunduar se pasi jane percaktuar ndermarrjet pjesemarrese ne nje transaksion, xhiroja e tyre do te llogaritet ne baze te rregullave, duke hetuar me pas sesi funksionon koncepti i "grupit". Kjo do te thote se do te hetohet edhe fakti sesi keto ndermarrje te vogla, funksionojne ne baze te se teres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›