Personat me aftesi te kufizuar, proteste para Kuvendit
Personat me aftesi te kufizuar, para dhe tetraplegjike kane shfrytezuar prezencen e madhe te politikaneve sot ne Parlament, madje dhe ate Europiane per te protestuar per te drejtat e tyre, te cilet ata mendojne qe i jane mohuar me ligjin e miratuar pak kohe me pare.
Per me shume se nje ore, kjo kategori sociale ka qendruar perpara Kuvendit duke percjelle thirrjen barazi per integrim. Sipas tyre, kjo eshte ne shkelje te rekomandimit nr. 11 te Komisionit Europian. Keta persona theksojne se iniciativat ligjore dhe politikat regresive te dy viteve te fundit nuk ndihmojne ne procesin e integrimit. Sipas ligjit te miratuar se fundmi nga Kuvendi, invalidet nuk do t'i kene te percaktuara ne ligj masat e kompensimit, por ato do te miratohen me vendime te Keshillit te Ministrave.
Kjo nuk eshte hera e pare qe personat me aftesi te kufizuar protestojne per kete ligj para Kuvendit. Megjithese nuk jane marre parasysh kundershtite e tyre, ligji eshte miratuar fillimisht ne Parlament dhe me pas eshte dekretuar edhe nga Presidenti i Republikes. Ligji i ri ndryshon skemen e pageses per personat qe kujdesen per kete kategori sociale.