E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draghi: BQE, mbështetje të pakushtëzuar për euron

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, ka premtuar "mbështetje të pakushtëzuar" për monedhën evropiane – Euro.

Në Konferencën Globale për Investime, një forum ky i organizuar nga Qeveria britanike në Londër, Draghi ka thënë se “Banka Qendrore Evropiane është e gatshme të bëjë çfarëdo që do të mbronte euron”.

Ndonëse nuk ka saktësuar se çfarë do të ndërmerrte BQE-ja, deklarata e tij ka shkaktuar ngritje në tregjet e aksioneve.

Shumë investitorë kërkojnë nga Banka Qendrore Evropiane që të gjejë mënyra për të lehtësuar tensionet në tregjet e bonove qeveritare të vendeve që janë goditur nga kriza.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›