Privatizimet, Haxhinasto: Transparencë dhe shkurtim të afateve

Ministri i ekonomisë Edmond Haxhinasto ka kërkuar transparencë dhe zbatimin e afateve në procesin e privatizimit të aseteve kombëtare. Gjatë një takimi me drejtorët e privatizimeve, Haxhinasto theksoi se do të ulen edhe afatet e procesit të privatizimit të këtyre aseteve.
"Ministria e ekonomisë është në proces vlerësimi të gjithë procesit të privatizimit të këtyre aseteve. Qëllimi është për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu ministria ka si qëllim eleminimin e të gjitha vonesave burokratike në hallkat e procesit të privatizimit. Falë një studimi do të realizohet shkurtimi i kohës së nevojshme për privatizim nga 150 ditë pune në 100 ditë pune” theksoi Haxhinasto.
Gjithashtu sipas Haxhinastos janë në proces privatizimi Alpetroli, HEC-et Bistrica 1, Bistrica 2 dhe ai i Shkopetit ndërsa 1300 objekte të tjera ose janë në proces ose janë të gatshëm për të hyrë në procesin e privatizimit.
Haxhinasto garantoi se çdo hallkë e këtij procesi do të jetë në përputhje me ligjet e vendit dhe për këtë kërkoi edhe angazhimin e degëve të prokurimeve publike në rrethe, prefekturave dhe zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
“Një objekt i rëndësishëm do të jetë futja e infomatizimit në këtë proces me qëllim që qytetarët të monitorojnë çdo hallkë të procesit dhe të kemi një transparencë maksimale në çdo hallkë për privatizimit të aseteve” shtoi ai.
Ministri Haxhinastoi gjithashtu I ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar për privatizmin e aseteve që të denoncojnë çdo rast shkeljesh të vonesave si pranë autoriteteve të zbatimit të ligjit ashtu edhe pranë METE-s me qëllim që vlerat kombëtare të jenë një impuls i rendësishëm në zhvillimin e vendit dhe jo të përbëjë akte korrupsioni