Avancimi i teknologjise dixhitale ne Shqiperi
Gjatë vitit 2011 tregu i IT në Shqipëri është rritur me 5,5% në bazë vjetore duke arritur një vlerë prej 190.43 milionë dollarë, një performancë e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të dhënat bëhen me dije nga një studim i fundit i IDC Worldwide Busines. Sipas këtij studimi parashikohet që edhe për vitin 2012 sektori i IT në vendin tonë të shkojë në rritje me 2,5% si dhe një rritje mesatare vjetore me 2,1% deri në vitin 2016, kur ky treg do të arrijë në 212 milionë dollarë. Në këtë raport të IDC thuhet ndër të tjera se në zhvillimin e tregut kanë kontribuar kryesisht investimet e mëdha të cuara përpara nga qeveria shqiptare si dhe nga operatorët e sektorit të telekomunikacionit. Rritja është vërjetur kryesisht në segmentet e notebook portable dhe në Tablet thuhet në raport, ndërsa ka pasur progress edhe për smartphone, krahasuar me një rënie të celularëve tradicionalë. Gjithashtu studimi thekson se ardhja e operatorit të ri të telefonisë mobile në tregun shqiptar ka nxitur më tej zhvillimin e teknologjisë të lidhur me rrjetin. Zhvillimi i sektorit të teknologjisë theksohet në raportin e IDC për tregun e IT në Shqipëri për 2012-2016, është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë, e cila përmes një programi efikas synon të përmirësojë më tej klimën e biznesit në vend. Me futjen në treg të operatorit të katërt “Plus Comunication” sektori i IT ka pasur një rritje të ndjeshme të fjalës së fundit të teknologjisë dhe sipas parashikimeve të studimit pritet një ecuri positive edhe per 2012, pavarësisht rritjes së moderuar të PBB e ndikuar nga kriza në Eurozonë.