Spanje-BE marreveshje per krijimin e nje Bad Bank

Qeveria spanjolle dhe funksionarë të BE janë dakord mbi kushtet e përgjithëshme për krijimin e të ashtuquajturës Bankë e keqe, e cila do të mbledhë të gjitha asetet toksike që dëmtojnë sektorin financiar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë Luis de Guindos.
“Nuk ka asnjë lloj mospërputhje me Brukselin. Kemi punuar ngushtësisht mbi rregullat e reja që për mua janë një hap i rëndësishëm përpara në rregullimin e vigjilencës bankare në Spanjë”.
Ministri i Ekonomisë ka thënë për gazetarët se qeveria spanjolle do ta miratojë kuadrin e ri të referimit për instrumentin e ri financiar i cili do të pastrojë sektorin bankar nga kreditë e këqija si dhe për të rimëkëmbur sektorin imobiliar.
“Ligji që do të kalojë në fundjavë është padyshim hapi më i madh që është bërë ndonjëherë në Spanjë në terma të krijimit të instrumentëve për të parandaluar krizat e ardhshme bankare”.
De Giuindos ka theksuar edhe njëherë se Spanja nuk po negocion për masa të tjera shtrënguese në këmbim të një pakete ndihme me BQE në blerjen e borxhit publik.
“Kemi një kompromis të fortë me konsolidimin fiskal dhe është marrë në konsideratë nga partnerët tanë europianë. KE e ka vlerësuar dhe kjo është ajo ku mund të shihen përpjekjet e Spanjës. Askush nuk po negocion për asnjë lloj rregulli apo kompromisi shtesë”.
Më tej ministri i ekonomisë ka shtuar se Spanja është në rrugën e drejtë për rimëkëmbjen e llogarive publike.
“Qeveria e di me saktësi se cilat janë problemet e shoqërisë spanjolle. Ajo ka marrë masa që kanë hedhur bazat për korrigjimin e këtyre problemeve dhe kemi një plan që do ta zbatojmë”- tha ai.
Në takimin e fundit të kryeministrit Rajoy me presidentin e KiE, Rompuy Spanja ka theksuar edhe njëherë se nuk ka ndërmend të kërkojë një paketë ndihme të shpëtimit europian si në rastin e Greqisë. Shifrat e publikuara nga zyra e statistikave spanjolle flasin për largim të parasë nga bankat vendase ndërkohë që ekonomia ka rënë edhe më thellë në recesion.