Emigrantet e kthyer investime ne bujqesi
Emigrantët e kthyer nga vendet e huaja po investojnë gjithnjë e më shumë në projektet bujqësore. Një fakt i tillë konstatohet nga Banka e Shqipërisë, e cila thekson rëndësinë e që po merr ky sektor, veçanërisht këtë vit.
Unioni i Kursim Kreditit, është institucion jo bankar, i cili jep mikrokredi dhe mbështet vetëm zonat rurale. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, llogariten rreth 3434 kredi të reja dhënë për biznese në këtë zona, ku një pjesë të rëndësihme e zënë kreditë e dhëna për persona apo familjarë të kthyer nga emigrimi. Sipas, Behar Gjonit, drejtor i departamentit të kredisë, këtë vit ka pasur një rritje të klientëve që kërkojnë mbështetje me kredi për projektet e tyre bujqësore e blegtorale.
Sipas zotit, Gjoni këtë vit janë shtuar edhe depozitat e klientëve të këtij institucioni, duke treguar për rritje të të ardhurave të fermerëve.
Një nga veçoritë e këtij institucioni , është se degët e tij janë të shpërndara kudo në territorin e Shqipërisë, në afërsi të zonave rurale, me qëllim që te ketë kontakte direkte me klientët e interesuar, për të marrë apo rimarrë kredi. Interesat e këtyre kredive janë të ulëta dhe arrijnë deri në 1.5 për qind për çdo muaj.