E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet: Po na sulmon mafia

Komunikata e Shoqatës së Siguruesve: Sistemi drejt falimentimit. Ja si funksionon skema e vjedhjes.

Akuza e shoqatës: Është krijuar rrjet mafioz për dëmshpërblimet.

“Tregu i sigurimeve ndodhet në vështirësi të mëdha financiare dhe është në prag kolapsi”. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka dalë në këtë konkluzion, jo nga kriza financiare që preku shoqëri të tilla në të gjithë botën, por nga një sulm, unik në rastin shqiptar, i cili e ka bazën te sistemi gjyqësor. E keqja e këtij sektori po vjen nga sistemi që duhet t’u jepte zgjidhje problemeve financiare. Shoqata e Siguruesve, me anë të një  njoftimi ka zbuluar se në Shqipëri, po krijohet dhe ka filluar të japë efektet e veta të para negative “mafia e sigurimeve”. “Kriza në industrinë e sigurimeve vjen për shkak të goditjes nga mafia e sigurimeve. Arsyet e krizës, sipas analizës së specialistëve të kësaj fushe, janë pagesat e detyruara nga gjykatat të dëmshpërblimeve në vlera të mëdha, tej kufijve të përcaktuar nga ligji”, thuhet në komunikatën e djeshme të Shoqatës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›