E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i gjelberimit ne kryeqytet

Të gjithë e kujtojnë shndërrimin e zonës pas Pallatit të Kulturës në një ambient të pa pastër dhe të rrëmujshëm.
Por fatmirësisht fëmijët nuk do ta mbajnë mend këtë pamje të shëmtuar sepse viti 2012 i ka rikthyer ngjyrën e gjelbër.

Ndonëse ende nuk ka përfunduar projekti për rikualifikimin urban të kësaj zone, shatërvani që është vënë në punë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Në këtë hapësirë janë mbjellë rreth 150 pemë, është parashikuar vendosjae 66 stolave, ndricimit dhe 2 cezme karakteristike tiranse. Po kështu, e gjithë pjesa rrethuese e objektit të Kultit të Bektashinjve do të bëhet me kangjella, sikundër do të sistemohet edhe parkimi aktual që ndodhet në këtë sipërfaqe. Punimet po kryhen me fondet e Bashkisë së Tiranës nga Ndërmarrja numër 1 e saj e cila së shpejti do të nisë gjelbërimin e dy zonave të kryeqytetit, aq të munguara në dy dekadat e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›