E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna e paralizuar kërkon ndihmë për fëmijët

Bulqizë-Një nënë 39-vjeçare në Bulqizë, e cila prej vitesh ka pësuar paralizë në këmbët e saj, kërkon ndihmë për të përfituar pension invaliditeti. Ndërkohë familja e saj prej 6 anëtarësh jeton vetëm me rrogën e kryefamiljarit, i cili punon si minator. Valdetja, një nënë nga Bulqiza, që edhe pse jeton në kushte mjerane, veç faktit që është e paralizuar nuk e ka humbur shpresën për të jetuar si gjithë familjet e tjera. 39-vjeçarja ka pësuar kufizime të lëvizjes së këmbëve që prej fëmijërisë, për shkak të një problemi shëndetësor, ndërkohë që edhe pas përpjekjeve nuk ka përfituar asnjë pension invaliditeti. “Këmbën nuk e lëviz dot, me punët e shtëpisë merret vajza, nuk mund të bëj asgjë”, - rrëfen gruaja. “Mami nuk ka mundësi të bëjë asgjë, jemi shumë dobët ekonomikisht”, - thotë vajza e saj Sidorela. Bashkëshorti i saj, Ademi është i vetmi që siguron të ardhura përmes punës si minator, por gjendja e familjes Spahiu ka ardhur duke u përkeqësuar që prej 6 muajsh, për shkak të problemeve që ka pasur puna në minierë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›