Fullani: Objektivi ynë mbajtja nën kontroll e inflacionit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka prezantuar sot anëtarët e rinj të Këshillit mbikëqyrës të BSH-së. Në fjalën e tij, Fullani ka theksuar objektivi i Bankës së Shqipërisë është për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit.
“Ne do të vijojmë me standartet më të mira. Ne jemi të ndërdegjshme për misionin tonë. Objektivi ynë është të ruajmë stabilitetin makro-ekonomik” ka theksuar më tej Fullani.
Nga ana e tij ministri i financave Ridvan Bode ka vlerësuar të gjithë ish-anëtarët e bordit mbikëqyrës të BSH-së që sipas tij me anë të politikave të ndërmarra bënë të mundur që vendi ynë të kapërcejë krizën ekonomike globale.
“Ne kapëcyem me sukses goditjet e para të krizës pasi patëm një sistem ekonomik të qëndrueshëm si dhe nga politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë. BSH-ja duhet të përmbushë objektivin më kryesor, atë të rritjes ekonomike” ka theksuar Bode.
Ndërkohë guvernatori i BSH-së Ardian Fullani ka dhënë çmime për tre studentët me esetë më të mira.