E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku Luan Nikollari informon mbi gjendjen e te plagosurave

Gjendja shëndetësore e studenteve të plagosura që po trajtohen në Austri mbetet e njëjtë. 
Mjeku i Spitalit Ushtarak, Luan Nikollari ka dhëne ketë infromacion pas infromacioneve të marra nga ambasadori shqipar në Austri. Sipas tij, sot do të ketë një provë zgjimi për  Erisela Guberen, ndërsa nesër e njëjta provë dhe për  Florije Pecin. 
Ndërkohë që vajzat që po trajtohen në Spitalin Ushtarak janë në gjendje të stabilizuar dhe javën e ardhshme sipas mjekut Nikolli pritet të dalin nga spitali.
Ndërkohë që vajza e parë që doli sot nga Spitali Ushtarak është e plagosura, Elsa Shtylla, e cila doli në gjendje të mirë shëndetësore. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›