E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncensionet elektronike ne fuqi

Hyn në vendimi ligji që lejon kryrjen e kontratave koncensionare në formë elektronike. Në fletoren zyrtare është botuar tashmë ligji, që hap rrugë kalimin e kësaj praktikë në formë elektronike, duke e bërë procesin më transparent dhe më të besueshëm për inevstiorët. Përmes kësaj procedure investitorët që aplikojnë për kontrata koncesionare, si psh në fushën e energjetikës, do ta kenë më të lehtë dhe për ta zbardhur procesin. Një vendim i tillë erdhi pas kërkesës së vetë bizneseve, për të patur më shumë transparentë në publikimin dhe në dorëzimin e ofertave në rastin e kontratave koncensionare.
Sipas vendimit, në rast se publikimi i dokumenteve dhe depozitimi i ofertave do të bëhet me mjete elektronike, dorëzimi i ofertave të operatorëve do të bëhet sipas udhëzimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Në bazë të këtij vendimi,  dokumentet e procedurës konkurruese mund të sigurohen në rrugë elektronike nga adresa zyrtare elektronike e APP-së.  Rreth një muaj më parë  Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për aplikimin 100 për qind online të kontratave koncesionare. Sipas deklaratës së vetë kreut të ekzekutivit, Sali Berisha, një proces i tillë është hapi i dytë më i madh që merr qeveria shqiptare pas aplikimit të prokurimeve publike online, të cilat rezultuan të suksesshme. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›