E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet kerkesa e Al Kadise, per kthimin e pasurive te sekuestruara

Tirane - Kerkesa e shfuqizimit te vendimit per sekuestrot e pasurive te Yassin Kadise, i cilesuar si nje nder personat me te shume kerkuar ne vendin tone per terrorizon eshte pushuar dje nga gjykata. Vendimi eshte marre nga ana e gjyqtarit Asim Vokshi, pas kerkeses se bere nga ana e mbrojtesit te tij. Sipas avokates, objekti i kesaj kerkese po shqyrtohet nga nje tjeter gjyqtare ne kete gjykate, kerkese e cila nuk duhet te gjykohet dy here dhe per kete ceshtja duhej te mbyllej. Gjykata, pasi ka degjuar avokaten, ka vendosur te pranoje kerkesen e saj. Mbrojtja e Yassin Kadise kishte paditur Agjencine e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara, prane Ministrise se Financave. Nepermjet kesaj padie civile, kerkohej shfuqizimi si i pavlefshem i urdhrit numer 36 i dates 27 nentor te vitit 2006 i ministrit te Financave. Ky urdher kishte si objekt te tij sekuestrimin e aseteve te shtetasit arab Yassin Al-Qadi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›