Dragusha afër rikthimit te Kosova (V)

Mesfushori Muhamet Dragusha, sipas të gjitha gjasave, gjatë afatit kalimtar të dimrit do ti thotë lamtumirë ekipit të tij të deritanishëm, Ballkanit, i cili klub garon në Ligën e parë.
Kontrata e tij gjashtëmujore me këtë ekip ka skaduar dhe gjasat janë shumë të vogla që Dragusha ta vazhdojë atë. Ish-anëtari i Trepçës 89 dëshiron që gjatë aftit kalimtar të dimrit të transferohet në ndonjë klub të Raiffeisen Superligës. Ai tregoi se gjasat janë të mëdha që të transferohet te Kosova e Vushtrrisë, në të cilën skuadër ai pati luajtur edhe në të kaluarën.
Unë dua që në stinorin pranveror të luaj në Superligë. I kam disa oferta nga klubet e Superligës, por ato ende nuk janë konkrete. Njëra ndër to është edhe ajo e Kosovës (V). Do ti shqyrtoj të gjitha ofertat dhe më të mirën do ta pranoj, deklaroi Dragusha për Express.
Kam dëshirë të luaj në ndonjë ekip ku pata luajtur edhe më parë, e veçmas në Kosovën e Vushtrrisë. Kur kam luajtur aty, pata kaluar shumë mirë, sikurse me Kryesinë, ashtu edhe me lojtarët dhe tifozët vushtrrias, theksoi Dragusha.