E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kamioni aksidenton me vdekje fëmijën. Në Shijak, 50-vjeçari tenton vetëvrasje pas divorcit të djalit

Dy ngjarje të rënda janë shënuar gjatë ditës së sotme në Elbasan dhe Shijak, ku një fëmijë është aksidentuar për vdekje nga një kamion, ndërsa një 50-vjeçar ka tentuar të vetëvritet, i tronditur nga divorci i të birit.

Aksidenti që i mori jetën fëmijës ka ndodhur  pranë fshatit Balldren, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Fëmija , identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk bëhet i ditur, është përplasur për vdekje nga një kamion. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit

Ndërsa  50-vjeçari nga Shijaku Flamur Smoqi,  ka tentuar të vetëvritet  pas divorcit të të birit. Ai kishte marrë një armë tip automatik dhe kërcënonte se do të vetëvritej, pasi nuk ishte dakord me vendimin e të birit që të ndahej nga nusja e tij. Pas lajmërimit të policisë nga familjarët, është arritur të evitohet vrasja e pretenduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›