E Diel, 1 Nëntor 2026

Drama e familjes Xhana, 3 fëmijët jetim jetojnë në tunel

TIRANE- Familja Kalisi nga Kukësi jeton prej 8 vitesh brenda një tuneli në komunën e Linzës. Përpos skamjes dhe papunësisë kjo familje detyrohet të përballet me kushtet mizore të jetesës. Uji në tunel është prezent në dhomën e sajuar dhe pikon në të katërta muret e saj.

Prej vitesh kjo familje merr ushqimet minimale me listë duke shtuar në këtë mënyrë shumën e lekëve të marra borxh nëpër dyqane. Florie Xhana, nëna e 3 fëmijëve thotë se komuna nuk i ka mbështetur me ndihmë ekonomike megjithëse e ka bërë shpesh të ditur gjendjen që po përjeton prej kohësh. Dramës së kësaj familje i shtohet edhe vdekja e kryefamiljarit rreth 7 muaj më parë.

“Kemi hyrë në tokë për së gjalli. Të më ndihmojnë se nuk kemi ku të shkojmë, jetojmë në ujë dhe nuk kemi ku të flemë. I bëj thirrje krerëve të komunës të vijnë të shohim se si jetojmë. Jetojmë me gjera të falura me borxhe. Kam borxhe në të gjithë dyqanet” shprehet Floria.

E vetmja ndihmë për këtë familje është i afërmi i tyre i cili shprehet se në mungesë të një punësimi të përhershëm kushtet janë të pakta.
Familja Xhana këkron ndihmë nga sheti për të dalë nga ky bunker ku është futur për së gjalli.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›