E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, vazhdojnë kërkimet në lumë për gjetjen e 17- vjecarit

TEPELENE- Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 17-vjecarit Kristo Gjoka nga fshati Peshtan i Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur 17-vjecari, sëbashku me Edmond Malaj 46 vjeç, në vendin e quajtur “Monike” në anën e lumit Zagorie kishin shkuar për të prerë dru.

Në kohën kur me një motosharrë kanë prerë një pemë për ta hedhur në lumë, me qëllim ndryshimin e rrjedhjes për të kaluar bagëtitë, 17-vjecari Gjoka ka rrëshkitur bashkë me pëmën nga ku rrjedha e lumit e ka marrë me vete.

Ndërsa personi tjetër 46-vjecari Malaj është plagosur në këmbë. Ka qënë ky i fundit i cili ka njoftuar për ngjarjen. Policia e ndihmuar dhe nga banorët e zonës filluan që dje kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit por për shkak të terrenit të vështirë si dhe errësirës kërkimet u ndërprenë rreth orës 19.00 për të rinisur mëngjesin e sotëm për gjetjen e 17-vjecarit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›