Kriza politike sjell në Shqipëri presidentin e APKE-së
TIRANE- Kriza politike sjell në Tiranë Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Mevlut Çavushoglu. Ai do të vizitojë Tiranën në datat 22 dhe 23 shkurt i shoqëruar edhe nga liderët e pesë grupeve parlamentare së bashku me bashkëraporterët e monitorimit për Shqipërinë. Mësohet se ne axhendën e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës janë takime me krerë të lartë të shtetit, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, Kryeministrin, Sali Berisha si dhe liderët e partive politike dhe përfaqësues të komunitetit ndërkomëbtar në Tiranë. “Vizita, është përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë në Rezolutën e saj 1709), për të “mbështetur proçesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë Presidentin Topi në rolin e tij si mediator dhe në përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik”.- shkruhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë në media nga zyra e shtypit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Informohet gjithashtu se më 23 shkurt është parashikuar të zhvillohet një konferencë shtypi në lidhje me takimet e zhvilluara nga delegacioni i APKE në Shqiperi.
Më 28 janar Këshilli i Evropës miratoi rezolutën për Shqipërinë, ku u pranua kriza politike në Shqipëri ndërsa u mbështet roli i presidentit Topi si ndërmjetës mes palëve. Raporti që përmbante 10 pika i bënte apel politikës shqiptare të zhbllokojë në mënyrë urgjente krizën politike që ka bllokuar funksionimi normal i të gjithë institucioneve demokratike në vend. KiE i drejtohej me thirrje urgjente qeverisë që brenda pak ditëve të ngrejë një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit te kaluar. Një thirrje e drejtëpredrejtë i drejtohej dhe opozitës e cila duhet të kthehet në Parlament dhe të kontribuojë për ecurinë e reformave.
Edhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian paralajmëruan dje se kriza politike duhej të zgjidhej para datës 6 mars ndryshe integrimi evropian i Shqipërisë vihej në rrezik.
(s.g/BalkanWeb)