Raporti i KQZ, hidhen poshtë propozimet e Lazajt
TIRANE-Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë shpërthyer sot në debate gjatë diskutimit të raportit vjetor të punës në këtë institucion.
Artan Lazaj, anëtar i KQZ, përfaqësues i PS në këtë Komision kritikoi raportin vjetor të KQZ. Deklarata e Lazajt janë kundërshtuar menjëherë nga kreu i KQZ, Arben Ristani. Lazaj beri disa propozime qe sipas tij duhet te perfshihen me patjeter ne raportin e KQZ, propozime qe Komisioni nuk i pranoi.
“Probleme ka patur në qëndrat e votimit në ambiente private”, theksoi Lazaj.
Por sipas Ristanit, një fenomen i tillë vihet re në gjithë botën, pasi ambientet shtetërore nuk janë të mjaftueshme për proceset zgjedhore dhe lind nevoja për ambientet private.
“Nuk mund ti cojmë Kuvendit të tilla gjëra përsa kohë një problem i tille vihet re në gjithë botën dhe ambientet private janë përdorur dhe në zgjedhjet e tjera, pasi shteti i ka lëshuar asetet e veta”.
Më pas anëtari socialist është përqëndruar tek mospranimi që i është bërë kërjkesës së dy anëtarve të KQZ për rinumërim të votave.
edeh në ëktë pikë Ristani ka kundërshtuar duke u shprehur se “Një vendim i tillë është absurd. Për këtë ka folur qartë Kolegji Zgjerdhor”.
Por Lazaj tha se raporti ka plot pika ku mund të kundërshtohet sepse para procesit zgjedhor u vërejtën edhe probleme të tjera. Kështu Lazaj përmendi problemet me listat e personave të pajisur me karta identiteti. “Pas kërkesave të KQZ, vetëm njëherë Ministria e Brendshme solli një stastistikë me shifra për shtetasit e pajisur. Pavarësisht se i detyronte ligji, MB nuk solli listën emërore të personave që ishin ose nuk ishin të pajisur”.
Por, sipas Ristanit ky nuk është një problem i KQZ, pro i Ministrisë së Brendshme. “Këtu po diskutojmë raportin e KQZ dhe jo të institucioneve të tjera”, tha Ristani.
KQZ pritet të miratojë sot raportin nderkohë që më 20 shkurt raporti kalon për miratim në Kuvend.
(d.b/BalkanWeb)