Filmat në bobinë
Gati dhjetë mijë tituj filmash të vendosur në sirtarin e Arkivit Shqiptar të Filmit ruhen me bobina dhe rezultojnë të mbeten të papërdorshme. Arsyeja është amortizimi i aparaturave që hidhen filmat. Këtë e ka bërë me dije nëndrejtori i Arkivit, Flori Balliu, që tregon se e vetmja aparaturë që bënte të mundur daljen e filmave nga arkivi është drejt pikës së “vdekjes” dhe po krijon vështirësi në organizimin e procesit të punës. Vlera në para e kësaj aparature shkon 300 euro dhe një e tillë për të dalë nga vështirësia shpresohej ta kishte TVSH. Vetëm për shkarkimin e një bobine duhen 3 mijë euro
Filmat në bobinë
Suela Furriku
Gati dhjetë mijë tituj filmash të vendosur në sirtarin e Arkivit Shqiptar të Filmit ruhen me bobina dhe rezultojnë të mbeten të papërdorshme. Arsyeja është amortizimi i aparaturave që hidhen filmat. Këtë e ka bërë me dije nëndrejtori i Arkivit, Flori Balliu, që tregon se e vetmja aparaturë që bënte të mundur daljen e filmave nga arkivi është drejt pikës së “vdekjes” dhe po krijon vështirësi në organizimin e procesit të punës. Vlera në para e kësaj aparature shkon 300 euro, dhe një e tillë për të dalë nga vështirësia shpresohej ta kishte TVSH.
“Aktualisht po operojmë vetëm me një të tillë, sepse një tjetër e kishte TVSH-ja, por ajo është në gjendje të prishur dhe nuk funksionon”, - thotë Balliu. Filmat që ruhen në Arkivin e Filmit në këtë version të vjetër teknologjik përfshihen në rreth 100 mijë bobina. “Filmat ruhen në bobina dhe i gjithë fondi që zotërojmë, e kemi në 35 milimetra, siç njihet me bobina dhe shirita, bardhezi ose me ngjyra. Por edhe ky proces pune e ka një kufi dhe nuk zgjat përgjithmonë”, - tregon nëndrejtori i Arkivit. Dhe problematika më serioze që ekziston në këtë rast nuk është vetëm fakti se fond i produksionit kinematografik që ruhet në mënyrat më primitive të trashëguar nga teknologjia kineze, po humbet. Por për ta rivitalizuar, pra të hedhësh në 35 ml edhe një herë një film, Balliu thotë se është i nevojshëm, minimumi, një fond prej 3 mijë eurosh. Kjo është shuma që vlen për të hedhur vetëm një film dhe imagjinata nuk mund të kapërcejë shumën që duhet për të gjitha prodhimet. Mund të themi se ky është sektori më i grabitur deri tani, dhe sikur mos të ekzistonte gjithë ky shpërdorim dhe keqpërdorim, sado nostalgjik, që dëshmon për një nivel mediokriteti teknologjik, sot është e vështirë të hamendësohet se dikush do të bënte ndonjë projekt dinjitoz për shpëtimin e këtij fondi.
Për disa filma, alarmi është dhënë shumë kohë më parë se po shkojnë drejt shkatërrimit, që u fol për një projekt me shifrën prej disa mijë euro, por asnjëherë nuk u fol më për progresin e kësaj nisme, vetëm kur shkohet në zgrip, kur të jenë shumëfishuar të ardhurat e fituara nga përdorimi do bjerë alarmi.
“Ne kemi rreth dhjetë mijë tituj dhe nuk janë vetëm me një akt, por më shumë dhe në këtë mënyrë nevojiten mbi 100 mijë bobina. Këto janë në tre versione, negativ, pozitiv dhe dubëlpozitiv”. Ajo çka duket në mënyrën serioze se si funksionon arkivi, nëndrejtori Balliu thotë se këto produksione po i hedhim edhe në beta, format DVD apo DVCAM, me qëllim që të mos përdorin formatin origjinal dhe për t’i ruajtur sa më mirë. Ose ndryshe për t’ua shtuar sa më shumë jetën. Ndërsa duket si projekt entuziast fakti që prej 2001 filmat kanë nisur për herë të parë të ruhen edhe në mënyrë dixhitale.
Të gjithë filmat e kinematografisë shqiptare janë të ruajtur në Arkivin Shtetëror të Filmit, duke përfshirë edhe filmat e huaj që janë xhiruar në Shqipëri si pamje nga qyteti bregdetar i Durrësit në vitin 1914. Gjithashtu ekzistojnë dhe dy xhirime nga më të vjetrat, që janë austriake, që tregojnë qytetin e saj kohe. Një tjetër xhirim është ruajtur gjatë kohës kur Princ Vidi erdhi në Shqipëri, kronika të pazarit të vitit 1920, apo të tjera mbi Mbretin Zog. Arkivi i filmit është ndërtuar në vitin 1939, që ka arritur të funksionojë deri në ditët e sotme.