E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dramat shqiptare, pasojë edhe e makiavelizmit në politikë

Që prej shekullit XXV, etja për pushtetin dhe drejtimin politik mori një hov të ri. Ndër shumë filozofë dhe sociologë, ishte edhe Makiaveli, që dy studentë si unë, e përmendnin në disa opinione që lexova në këtë rubrikë.

E vërteta është që, për shekuj me radhë, idetë idetë e tij politike u bënë frymëzim për ushtrimin e pushtetit dhe drejtimin politik, jo vetëm për politikanë të thjeshtë, por edhe për shumë diktatorë dhe monarkë, në të gjithë botën.

Mendimi im është që, edhe vuajtjet e shqiptarëve në 45 vitet e regjimit komunist, si dhe dramat e 18 viteve të fundit, janë pasojë e makiavelizmit në politikë.Fatkeqësitë që na kanë shoqëruar janë pikërisht pasoja të një sjelljeje politike që del jashtë limiteve morale njerëzore dhe bindjes se, për të mbrojtur pushtetin, mund të përdoret çdo mjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›