"Dramatike që të rinjtë po e shohin jetën me shumë pesimizëm"
Të rinjtë shqiptarë por sidomos fëmijët po e shohin jetën me shumë pesimizëm. Vetëvrasjet e adoleshentëve dhe të fëmijëve janë më dramatiket. Prindërit i kanë pa punë dhe nuk mund të bëjnë një jetë siç e bëjnë të gjithë shokët e tij, dhe ai merr një vendim për t'i dhënë fund jetës. Është me të vërtetë për të ardhur keq, duhet bërë diçka për ta ndaluar këtë fenomen sepse po humben çdo ditë jetë njerëzish, madje fëmijësh të pafajshëm, të cilët ende se kanë filluar jetën e tyre. Autoritetet duhet të bëjnë diçka që të rritet pak niveli i jetesës në vend. Nuk e di si nuk e kuptojnë që jetesa është bërë shumë e vështirë.