E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka-Xhaferri, PD, nuk ka debate për ndryshimet në Kushtetutë

 

Partia Demokratike nuk ka kundërshtime për ndryshimet në Kushtetutë.

Këtë e kanë bërë të ditur deputetët e kësaj partie Ferdinand Xhaferri dhe Edi Paloka.

Ata thanë se nuk ka debate dhe kundërshtime për ndryshimet në Kushtetutë, por ka diskutime që sipas tyre sjellin stabilitet politik.

Ata mohojnë zërat se në PD ka rryma të kundërta. Xhaferri dhe Paloka deklarojnë se është pranuar propozimi i PS-së për sistemin zgjedhor rajonal proporcional, që është një propozim që do të sjellë stabilitet politik dhe prandaj ajo është pranuar nga Mazhoranca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›