E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dy binjakët e Tiranës, e vulosën me vepra se kush janë"

 

Tempulli i shenjtë i një shteti, është KUSHTETUTA. Kur disa njerëz o një njeri, kërkon të hyjë në të, jo ta copëtojë, ai ka qëllime prej anormali. Kushtetutën mund ta rindryshojnë jo njerëzit anormalë, por ata që kanë dhënë fakte në të kaluarën që përmes Kushtetutës, nxiten begatinë. Pse cenohet sot Kushtetuta dhe jo nesër o më parë? Sepse sot cenonjësit e saj kanë rënë në gropë të zezë. Kushtetuta është fuqia e popullit, me të populli sundon. Kemi 70 vite që ende me këtë popull, duan të lozin dhe të tallen. Kjo kohë ka ngordhur. Gafa të tilla si Gërdeci bëjnë vetëm ata që jua ka marre trutë paraja. Tani, është një kohë e re, kur edhe fëmijët kanë kuptuar mëkatet e burracëve të shtetit. Dy binjakët e Tiranës, e vulosën me vepra se kush janë, se çfarë lloj ylli i drejton në politikën e tyre. Është një popull i tërë që nuk do t'i shohë me sy, jo t'i dëgjojë. Dy binjakët në politikë, sundojnë kotësisht, për inerci, sepse kanë ende pas sahanlëpirësit e tyre. Këta janë më të këqij, ngaqë fshehin surretërit realë që kanë, derisa të bjerë kambana e fundit dhe për ta. Mbi popullin nuk del askush, tjetër punë vonesa, por ky ligj, është absolut. A nuk fitoi populli mbi komunizmin? A nuk po fitojnë popujt nëpër botë mbi kriminelët e tyre? Ku është Slloboja që si i çmendur kositi të ndershmit?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›