E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë-plagosen dy të mitur, mblidhnin skrap

 

Dy minorenë janë plagosur sot në fushën e fshatit Lozhan, të Korçës. Ata kanë qenë duke mbledhur hekur në fushë. Të miturit me iniciale I.S dhe P.A, të cilët mblidhnin skrap janë të moshës 14 vjeç.

14-vjeçarët kanë gjetur një detonator predhash në fushë dhe janë përpjekur ta çmontojnë atë. Por në momentin e çmontimit detonatori ka shpërthyer dhe dy të miturit janë plagosur. Si pasojë kanë përfunduar në spital. Njëri prej tyre me iniciale I.S ndodhet në gjendje të rëndënë spitalin e Korçës.A.G

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›