Drashkoviç: Serbia e ka humbur Kosovën
“Kosova e ka shpallur pavarësinë, ndërsa Serbia nuk e njeh atë. Serbia nuk ka më sovranitet mbi Kosovën, nuk ka institucione apo simbole serbe atje. Por sipas Rezolutës 1244, Kosova është pjesë e Serbisë. Kur ne në Serbi themi se duam të ruajmë sovranitetin mbi Kosovën, atëherë themi se duam të ruajmë diçka që nuk e kemi fare”, theksoi Drashkoviç për gazetën austriake “Die Presse”.
Ish-numri një i diplomacisë serbe shtoi se shqiptarët e Kosovës nuk e pranojnë më Serbinë si shtet të tyre, ndërkohë që as Serbia nuk i njeh shqiptarët si shtetas të vet. “Nuk mund të detyrohen më shumë se 1,5 milionë njerëz që të përqafojnë diçka që nuk duan”, përfundoi ai.