Vendimi i GJND-së, 9 me 6 për Kosovën?
Më konkretisht, Japonia, Sierra Leone, Jordania, SHBA-ja, Gjermania, Franca, Zelanda e Re, Britania e Madhe dhe Somalia e kanë njohur, kurse Sllovakia, Kina, Meksika, Maroku, Rusia dhe Brazili nuk e kanë njohur Kosovën të pavarur.
Sot në orën 15:00 pritet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shprehë opinionin e saj këshillues dhe jo detyrues lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, e cila është kërkuar nga pala serbe pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Në këtë çështje është përfshirë edhe Kina, e cila asnjëherë më parë nuk ka shprehur mendimin e vet në GJND. Por gjykatësi kinez nuk ka marrë pjesë në votimin që është bërë.
Mëse 40 shtete kanë konfirmuar praninë e tyre sot dhe pritet që 200 vendet e sallës në Pallatin e Drejtësisë, të jenë të gjitha të zëna. Kosova dhe Serbia pritet të përfaqësohen në nivel ministrash të Jashtëm, përkatësisht Skënder Hyseni dhe Vuk Jeremiç.