Draskovic-Tadic: Prano kushtet e BE, e cila njeh Kosovën
BEOGRAD- Kreu i Partisë së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskovic, i bëri thirrje presidentit serb Boris Tadic që të marr përgjegjësi shtetërore dhe të pranojë gjërat që kërkohen nga Serbia për ta fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Draskovic thekson se askush nuk kërkon që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por që të njohë realitetin se 22 shtetet anëtare të BE-së e njohin Kosovën shtet, kontrollin e integruar të të gjitha vendkalimeve kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, garantimin e lëvizjes së lirë të tregtisë përmes këtyre kufijve, dhe pjesëmarrjen e Kosovës në takimet ndërkombëtare.
“Serbia duhet të ndërpres çdo mbështetje politike dhe financiare për ekstremistët në veri të Kosovës që mbështesin barrikadat në rrugë dhe nxisin konflikte të rrezikshme me forcat paqeruajtëse ndërkombëtare", ka thënë Draskovic, raporton Telegraf.
Kreu i Partisë së Ripërtëritjes Serbe nënvizon se përmbushja e këtyre kërkesave është në interes të shtetit të Serbisë.
(el.me/BalkanWeb)