Asambleja PS, zgjidhet kryesia e re, Rama: Gur themeli drejt fitores
TIRANE- Asambleja Kombëtare e Partisë Sociliste ka zgjedhur kryesinë e re të saj, me kryetar Gramoz Ruci. Asambleja në një mbledhje maratonë, e cila ka nisur paraditen e sotme ka zhvilluar zgjedhjet për anëtarët e rinj të kryesisë.
Sot u zgjodhën 25 anëtarët e rinj të kryesisë, sekretarët dhe komisionin e zgjedhjeve të partisë. Mbledhja këtë herë zhvillohet në një nga lokalet në rrugën Tiranë-Durrës. Në përfundim të procesit të numërimit kreu i partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se procesi ishte i sukseshëm dhe një gur fitoreje për zgjedhjet e ardhshme.
RAMA: PROCESI TRANSPARENT, KRYESIA GUR THEMELI PËR FITOREN
Në përfundim të procesit të numërimit kreu i partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se procesi ishte i sukseshëm dhe një gur fitoreje për të zgjedhjet e ardhshme.
“Mund të konsiderohet jo vetëm i suksesshëm, por edhe një gurë themeli për vijimin e rrugës drejt ftores në zgjedhjet e ardhshme. Ishte një proces transparent model për një parti të opozitare. Në asnjë shteg për zvarritje apo cfarëdo keqkuptimi u vendos me te drejtë që të kalojë një proces manual që do zgjaste sic zgjati”,- deklaroi Rama.
ZGJIDHEN ANËTARËT MESHKUJ TË ASAMBLESË
Gramoz Ruci (177 vota)
Ben Blushi (144 vota)
Ditmir Bushati (139 vota)
Vangjush Dako (125 vota)
Arben Isaraj (116 vota)
Pandeli Majko (136 vota)
Sajmir Tahiri (130 vota)
Arben Malaj (132 vota)
Namik Dolke (132 vota)
Shkëlqim Cani (133 vota)
Erion Brace (150 vota)
Besnik Bare (140 vota)
ZGJIDHEN FEMRAT E KRYESISË SË ASAMBLESË
Mimi Kodheli (147 vota)
Eglantina Gjermeni (134 vota)
Lindita Nikolla (114 vota)
Valentina Leskaj (112 vota)
Arta Dade (111 vota)
ZGJIDHEN SEKRETARËT E RINJ TË ASAMBLESË SË PS
Blendi Klosi, sekretar organizativ (157 vota)
Damian Gjiknuri, sekretar për cështjet zgjedhore (172 vota)
Ilir Beqja, sekretar për programin e PS (159 vota)
Fatmir Xhafaj, sekretar për koordinimin në PS (159 vota)
Ndre Legisi, sekretar për koalicionet (150 vota)
Bashkim Fino, sekretar për pushtetin vendor (163 vota)
Arben Ahmetaj, sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit (145 vota)
Armado Subashi , sekretar për burimet njerëzore ( 146 vota)
Erion Veliaj, sekretar për rininë dhe emigracionin ( 132 vota)
GRAMOZ RUCI RIZGJIDHET KRYETAR ME 168 VOTA PRO
Gramoz Ruci rizgjidhet në krye të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste edhe për një mandat 4-vjecar.
Gramoz Ruçi, që është njëkohësisht edhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së u rizgjodh në këtë post me 168 vota pro, ndërsa pjesa tjetër abstenuan.
Ruçi u prezantua nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërkohë që ishte e vetmja kandidaturë për këtë post.
RAMA: JEMI TË MJAFTUESHËM, NUK NA DUHET META
Ora 12:02 Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë fjalës së tij në nisje të punimeve të Asmablesë Kombëtare të PS-së, deklaroi se kjo është Asambleja e betejës së ardhshme zgjedhore, që do t’i përqendrojë forcat e saj tek puna me territorin.
“Kjo është një Asambleja më e gjërë, ajo e betejës së ardhshme zgjedhore, do të cojë derë më derë dhe dorë më dorë programin e PS-së. Kjo është Asambleja e punës me territorin. Fjalëkryqi i punës së saj është territori, të punojmë cilësisht për territorin”, tha Rama.
Ai ftoi të gjithë të nisin nga puna, për të arritur objektivin e një rilindjeje kombëtare, ndërsa tha se socialistët janë të mjaftueshëm, duke përjashtuar një aleancë me Ilir Metën. “Ilir Meta është pjesë e pushtetit, ai e ka bërë zgjedhjen e tij, ne jemi të mjaftueshëm”, komentoi Rama.
Kryesocialisti i kërkoi të gjithë anëtarëve të Asamblesë që të miratojnë sot edhe ngritjen e një komiteti të organizimit territorial dhe një këshill partiak. Ai propozi si kryetar të Asamblesë Gramoz Rucin, por la të hapur mundësinë edhe për propozime të tjera.
Rama kërkoi që kandidaturat të zgjidhen me votë të fshehtë, ndërsa propozoi një numërim elektronik. "Për herë të parë do kemi mundësi të shohim një numërim elektronik të votave, të gjithë do ta shohin live numërimin", tha ai.
Kryesocialisti u shpreh se, rruga e rilindjes kombëtare kërkon lënien mënjanë të mosmarrëveshjeve dhe zmbrapsjen e pushtetit që po rrënon shqiptarët.
“Çfarë mund tu kërkojmë qytetarëve nëse nuk u ngjallim besimin frymëzues pa rënë në kurthin e fajësisë ndaj njëri-tjetrit apo të mos mbytemi duke parë veten në një lugë ujë. Tek e fundit si mund të fitojmë nëse nuk organizohemi si kurrë më parë dhe si mund të organizohemi si kurrë më parë nëse secili nuk bën punën e tij para se të merret me punën e tjetrit”, tha Rama.
Kryesocialisti theksoi së viti i ardhshëm do të jetë viti i shpalosjes së programit të ri të PS-së, i cili duhet të shndërrohet në axhendën e përbashkët të socialistëve.
“Na duhen të paktën 21 grupe punë, që do të përgatisin dokumente të veçanta, sipas pikave të detajuara të programit të ri të PS-së”,- deklaroi Rama, duke theksuar se nuk mjafton përmbajtja për të realizuar programin. “Duhet vullnet e përkushtim, për të vendosur njerëzit mbi mosmarrëveshjet apo hatërmbetjet tona. Familjen tonë politike do ta bëjmë një strehë të ngrohtë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e saj ”,- vijoi më tej Rama.
Ndërkaq, Rama theksoi se opozita do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund zgjedhjeve pa standarde, që siç tha ai po e bëjnë Shqipërinë gaz i botës dhe po e largojnë nga Europa. “Europa është e qartë, kemi 12 prioritete për të plotësuar për marrjen e statusit kandidat. Duhet të garantojmë së pari që zgjedhjet nuk do të vidhen më, për t’iu afruar Europës”,- deklaroi Rama.
(ma.ar/er.nu/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Asambleja PS, Rama: Jemi të mjaftueshëm, nuk na duhet Meta