E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, të dielën zgjedhjet për parlamentin e ri

MOSKË- Rusët votojnë të dielën për parlamentin e ri, që kritikët e quajnë "Ministria e Miratimit" për t’i vënë vulën projekt-ligjeve të miratuara nga Kremlini.
Zgjedhjet zhvillohen, ndërkohë që shtohen pakënaqësitë ndaj kryeministrit Vladimir Putin.

Partia Rusia e Bashkua pritet të marrë numrin më të madh të votave, ndërsa sipas analistëve vendas, epokës së Vladimir Putin po i vjen fundi, pavarësisht synimit të tij për të drejtuar vendin edhe për 12 vite të tjera, kësaj here si president.

Komunistët do të votojnë dhe pritet të dalin në vend të dytë. Disa nacionalistë do të votojnë për një parti nacionaliste të kontrolluar nga Kremlini. Por, politikanë të tjerë të opozitës po u kërkojnë votuesve të mos marrin pjesë në votime ose të vënë një ‘X’ të madh në fletë votimin e tyre.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›