E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanovic: Ne propozime konkrete, s’mund të akuzohemi si pengues

BRUKSEL- Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic, deklaroi sot në Bruksel se delegacioni i Serbisë i ka paraqitur disa propozime konkrete dhe të qarta, ndaj për këtë arsye askush nuk mund të akuzojë Beogradin se po pengon dialogun.

Zyrtari i lartë serb deklaroi se edhe bisedimet që iu zhvilluan sot në Bruksel u kryen sipas propozimit të Beogradit ne qëllim që të arrihet zgjidhje për kalimet administrative dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me deklarat e kancelares Angela Merkel që deri tani Serbia nuk ka plotësuar kushtet e BE për statusin e kandidatit, Stefanovic duke theksuar se po punohet për këtë qëllim na ana e shtetit të tij u shpreh optimist lidhur me samitin e 9 dhjetorit të BE-së, në të cilin do të vendoset se a do t’i jepet apo jo Serbisë statusi i kandidatit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›