E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen masat e sigurisë në New York

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 19:00

Pas vrasjes së anëtarit të rangut të lartë të Al-Qaidas, Anwar al Awlaki në Jemen, policia në New York ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie.

Shefi i policisë në metropolin amerikan, Raymond Kelly, tha se dihet që Awlaki ka ithtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu edhe në New York.

Awlaki u vra të premten në një sulm nga ajri në Jemen.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e vlerësoi vrasjen e Al-Awlakit të lindur në SHBA, si një "hap të rëndësishëm" në luftën kundër terrorizmit.

Awlaki, i cili konsiderohej si një nga terroristët më të kërkuar në botë, pandehej si person përgjegjës për rekrutimin e anëtarëve të rinj të Al Qaidas dhe për shumë plane atentatesh në Perëndim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›