Diskriminim në Gjakovë
Vetëm se janë me ngjyrë, njëzet e katër nxënës të komunitetit rom tash e dy vjet mësojnë ndaras nga nxënësit shqiptarë në shkollën fillore “Mustafa Bakia” në Gjakovë.
Ata tashmë kanë klasën e tyre të ndarë nga bashkëmoshatarët e tyre nga komuniteti shumicë.
Por, mësuesja e cila u jap mësim atyre, është nga komuniteti shumicë.
Duke e parë këtë si diskriminim dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, përfaqësues të komunitetit rom dhe ashkalinj në Gjakovë i kanë dërguar një kërkesë kryetarit të Komunës së Gjakovës që kjo klasë të shpërndahet nëpër klasa të tjera.
Një kërkesë të tillë e ka pranuar kryetari Pal Lekaj, i cili menjëherë ka urdhëruar përmes një shkrese dërguar Drejtorisë së Arsimit në komunë dhe drejtorit të shkollës Bajrush Maloku shpërbërjen e asaj klase dhe integrimin dhe krijimin e lehtësirave të atyre nxënësve në procesin edukativo-arsimor.
Urdhëresa është nxjerrë bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale me qëllim të respektimit të standardeve të Bashkërisë Evropiane për ofrimin e kushteve të barabarta të mësimit për të gjithë nxënësit e komunës së Gjakovës pa dallim race, kombi apo feje.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotshëm të Gazetës Express.