Drecan: Nuk mund të bëjmë kompromise për Kosovën
Kreu i Komitetit për Kosovën në Serbi, Milovan Drecan ka thënë se ai ka mësuar se Catherine Ashton ia ka prezantuar presidentit serb, Tomislav Nikoliç disa parime që duhet të respektohen gjatë bisedimeve të ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por ai ka thënë se nuk do jetë pjesëmarrës në zhvillimin e një platforme të tillë.
Ai ka thënë se edhe pse presidenti Nikoliç e ka bërë të qartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Serbia kurrë nuk do ta pranojë Kosovën, megjithatë ka thënë se në bazë të presionit që është duke ushtruar komuniteti ndërkombëtar mund të bëhen kompromise, jo të mira për Serbinë.
“Nuk i di principet që ka paraqitur Ashton, por e di se në bazë të presionit që është duke u ushtruar, Beogradi nga presioni i madh mund të bëjë koncesione apo kompromise”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se interesat e Serbisë janë ato shtetërore dhe Bashkimi Evropian.