E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votëbesimi i Qeverisë, PDSH: Do jemi neutral

Deputetët e PDSH-së do të marrin pjesë në debatin e nesërm parlamentar për interpelancën e Qeverisë, por gjatë votimit do të jenë neutral, deklaroi kryetari i partisë, Menduh Thaçi.
 

“Ne gjendemi në një pozicion shumë më delikat se sa opozita maqedonase. Kjo për faktin se premtuam që do ta mbështesim BDI-në, në luftën kundër miratimit të ligjeve antishqiptare. Kemi dhënë fjalën dhe do ta mbajmë, mirëpo mbështetja nuk do të jetë e përhershme, mund të zgjasë disa ditë ose javë. Pastaj do të fillojë ofensiva e ashpër politike për ta delegjitimuar BDI-në para shqiptarëve. Koston e parë kjo parti do të paguaj në zgjedhjet e ardhshme lokale, ” deklaroi Thaçi.

Thaçi theksoi se Partia Demokratike Kombëtare nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e kësaj qeverie.

“Ne nuk do votojmë nesër që ata të bien prej qeverie për të treguar përfundimisht se ne s`kemi ndërmend të bëhemi pjesë e kësaj qeverie”, shtoi Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›