Drejt Greqise me 700 euro, pranga trafikantit
Permet- Nje 23-vjecar eshte arrestuar nga Policia Kufitare ne Permet, nen akuzen e trafikimit te nje grupi klandestinesh me destinacion Greqine, kundrejt perfitimit te 700 eurove per person. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte Aleksander Zhaka, kurse mes tre klandestineve ka qene edhe nje grua, qe do te dergohej tek bashkeshorti i saj. Agjentet e zyres se Antitrafikut zhvilluan operacionin duke u zbardhur dita e djeshme, ne vendin e quajtur Tre Urat ne Permet, ne afersi te kufirit te gjelber me shtetin grek. Fillimisht patrulla e Policise Kufitare ka identifikuar tre persona, nderkohe qe pas disa minutash iu ka bere thirrje atyre per te ndaluar. Si pjese te ketij grupi, policia ka identifikuar edhe nje femer. Gjate marrjes ne pyetje, tre prej klandestineve i kane pohuar grupit hetimor se per te hyre pa dokumente ne Greqi, do t'i paguanin Zhakes nje shume prej 700 euro secili. Nderkohe femra me inicialet A. C., pjese e ketij grupi klandestinesh, i ka shpjeguar policise se prej disa vitesh bashkeshorti i saj jetonte si emigrant ne Greqi dhe nuk siguronte dot nje vize. Vetem gjate javeve te fundit Policia e Gjirokastres ka goditur 7 grupe kriminale ne fushen e trafiqeve te paligjshme te klandestineve.
B. Kore
B. Kore