Drejt Juve-Inter, sulmi bardhë e zi kërkon fitoren, formacionet mundshme

Torino, 12 Shkurt NOA – Sulmuesi më i ri i Juventusit Alessandro Matri, momentalisht ka vetëm një objektiv: “Të mundim Interin për të arritur sa më parë zonën Champions”. Sfida e ditës së dielë kundrejt zikaltërve është një shkarkim adrenaline. “Ata dhe Milani janë ende dy ekipet më të forta”, – shtoi Matri. Pikërisht në lidhje po me këtë sfidë ka folur dhe sulmuesi tjetër i ardhur gjatë merkatos së janarit tek Juventus, Luca Toni: “Duet t’i mundim për të qenë në garë për vendin e dytë”. Megjithatë ai paralajmëron: “Nuk duhet të pësojmë gol”.
Formacionet e mundshme
Juventus: Buffon; Sorensen, Bonuçi, Barzagli, Chiellini; Krasic, Aquilani, F. Melo, Marchisio; Matri, Del Piero.
Në dispozicion: Storari, Grygera, Grosso, Martinez, Sissoko, Iaquinta, Toni. Delneri
Të skualifikuar: asnjë
Të padisponueshëm: Rinaudo, De Ceglie, Quagliarella, Traore
Inter: Julio Cesar; Maicon, Ranoçhia, Cordoba, Nagatomo; Zanetti, Cambiasso, T. Motta; Snejider; Pazzini, Eto’o.
Në dispozicion: Castellazzi, Materazzi, Natalino, Obi, Kharja, Pandev, Coutinho. Leonardo
Të skualifikuar: Chivu (3)
Të padisponueshëm: Lucio, Samuel, Stankovic, Mariga, Milito
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeMoratti: Juve-Inter mbetet gjithmonë derbi i ItalisëKrasic nuk do të nisë titullar kundër InteritJuventus siguron shërbimet e MatritPastore thërret JuventusinInter, Milito një tjetër ndalesë e gjatë Lidhje: formacionet, Inter, Juventus, Matri