E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruyff kthehet në Ajax si këshilltar

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 19:27

Johan Cruyff është kthyer te ish klubi i tij Ajax, në përpjekje të ndihmojë rikthimin e shkëlqimit të dikurshëm në Amstderam Arena.

Ajax ka njoftuar se Cruyff ka pranuar të bëhet këshilltar i klubit në çështje teknike. Kështu Cruyff kthehet te klubi që e zbuloi atë si tinejxher në të 60-at, duke luajtur futboll në rrugën e Amsterdamit dhe e zhvilloi atë në njërin prej futbollistëve më të mirë të gjeneratës së tij.

Cruyff për herë të fundit ishte i angazhuar në Ajax si trajner prej ku u largua më 1988.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›