E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutti zëvendëson Venturan

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 19:24

Bari ka emëruar trajnerin veteran Bortolo Mutti për pasardhës të Giampiero Venturas, në përpjekjet e fundit për shpëtimin e statusit në Serie A.

Bari gjendet në pozitën e fundit, nëntë pikë larg zonës së sigurt, me 14 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit. Ventura, 63 vjeç, u shkarkua të enjten pas serisë negative prej gjashtë humbjeve të njëpasnjëshme.

“Bortolo Mutti është trajner i ri i Barit dhe ai ka nënshkruar kontratë me klubin deri në fund të sezonit”, thuhet në komunikatën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Barit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›