E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sloan largohet nga Utah Jazz

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 19:21

Jerry Sloan, trajneri me shërbimin më të gjatë në një sport profesionist në SHBA, papritmas ka paraqitur dorëheqjen e tij nga Utah Jazz të premten.

Ai u tërhoq gjatë sezonit të tij të 23-të në drejtim të ekipit. “Koha ime ka skaduar”, tha Sloan gjatë një konference për shtyp, ku njoftoi për vendimin e tij.

“Nuk jam duke kërkuar një detyrë të re. Gruaja ime ka një detyrë për mua pasi të kthehem në shtëpi”, shtoi ai. Phil Johnson, asistenti i Sloanit, po ashtu dha dorëheqje. “Kam ardhur me të dhe largohem me të”, tha Johnson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›