E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodgson në West Bromwich

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 19:23

West Bromwich Albion ka konfirmuar emërimin e Roy Hodgsonit për menaxher të ri në kontratë deri në qershor 2012.

63 vjeçari, i cili pesë javë më parë u largua nga Liverpooli pas vetëm gjashtë muajve në Anfield Road, zëvendëson Roberto di Matteon.

Italiani ishte liruar nga detyrat e tij pas humbjes 3-0 nga Manchester City të dielën, që ishte disfata e 13-të e ekipit në 18 ndeshje në të gjitha garat.

West Bromwich është vetëm dy pikë mbi zonën e rrezikuar në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›