E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt dështimit interkonjeksioni me Kosovën, qeveria refuzon KFV-në

Tiranë- Ndërsa në një konferencë shkencore mbi rolin e Kosovës në shpalljen e pavarësisë, iu mëshua idesë se bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të vijë nga tundja e flamujve por nga investimet e përbashkëta, qeveria shqiptare është duke i vënë shkelmin një projekti që do të lidhte dy sistemete energjitike, në Shqipëri e Kosovë.

Saga e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës po shkon drejt një fundi të hidhur, duke rrezikuar të mbetet një projekt në letër edhe për disa vite të tjera. Sipas Top Channel, qeveria nuk pranon të përmbushë një nga kushtet kryesore të vendosura nga Banka Gjermane KFV, si finanucese e projektit, për t’i hapur rrugë ritenderimit. Kushti ka të bëjë me lëshimin nga Ministria e Financave e një garancie me shkrim se do të njoh rezultatet e tenderit të dytë, një mase kjo që banka gjermane po e imponon si garanci, se qeveria nuk do e anullojë sërish tenderin, ashtu siç bëri herën e parë. Por, në një letër të fundit që mban datën 9 Tetor, operatori shqiptar i transmetimit të energjisë, njofton zyrtarisht KFV-në se Ministria e Financave, në rolin e huamarrësit nuk mund të marrë pjesë si palë në tenderin e ri, duke mos e plotësuar kushtin. Sipas OST, interesi i Ministrisë së Financave është ruajtja e kriterit të cmimit më të ulët. Ky është refuzimi i disatë i Ministrisë së Financave, cka dëshmon se qeveria nuk ka ndër mend të tërhiqet dhe se marrëveshja e kredisë me bankën gjermane po shkon drejt anullimit.

Tenderi për linjën me Kosovën u zhvillua në Mars të vitit të kaluar. Sipas metodologjisë së paracaktuar të vlerësimit nga KFV dhe qeveria shqiptare, fituese u shpall një kompani kroate.  Por pas rezultateve, qeveria edhe pse kishte rënë dakord me metodën e vlerësimit, kërkoi të zëvendësonte fituesin, për shkak se cmimi i ofruar nga ai ishte 8 milionë euro me i lartë se vendi i dytë. Kjo nuk u pranua nga KFV. Mosmarrëveshjet mes palëve kulmuan kur disa muaj më parë qeveria vendosi zyrtarisht anulimin e tenderit, për ta ribërë atë. Por duket se edhe ky opsion do të dështojë pasi banka gjermane ka pralajmëruar në më shumë se një rast se nëse qeveria nuk do japë garancitë se do njoh tenderin e dytë, ajo do të anullojë financimin.

Opozita ka akuzuar se qeveria po e saboton qëllimisht këtë tender për t’i dhënë hapësirë dominimit të kompanive serbe në tregjet energjitike të rajonit.

Marrë nga TCH

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›