Pedofili amerikan, nis në Durrës gjyqi për abuzimet me disa fëmijë
Durrës – Një treshe gjyqësore në Gjykatën e Durrësit nisi në mungesë procesin ndaj ndaj shtetasit amerikan Carl Stephan Kaminski, i cili akuzohet për abuzime sekslae me të mitur.
Drejtësua shqiptare nisi procesin edhe pse i akuzuari ndodhet në Shtetet e Bashkuara në pritje të një vendimi për ekstradim. I akuzuari ka qenë në Shqipëri në vitet 2003-2004 ku dyshohet se ka abuzuar seksualisht me disa djem të vegjël.
Ai ishte prezantuar në vendin tonë me emrin e rremë David Gerard Golderstein. Ishte prokuroria amerikane që kishte hapur hetimet dhe në maj të këtij viti vuri në dijeni edhe prokurorinë shqiptare për cështja e Kaminskit. Sipas prokurorit të cështjes, Vladimir Mara, Kaminski në SHBA ishte denoncuar të paktën tri herë për abuzime seksuale me të mitur.
Dënimin e parë e ka patur në moshën 30 vjecare. Në muajin gusht autoritetet amerikane ndër të tjera dërguan edhe një CD me mijëra foto me fëmijë, që Kaminskit i janë gjetur në banesë dhe në kompjuterin e tij personal. Në fotot që i janë sekuestruar pedofilit, konstatohen vepra të turpshme seksuale me fëmijë të vegjël, kryesisht djem të moshës 5 deri në 12 vjeç. Nga verifikimi që i është bërë CD-së në Durrës rezulton se midis fotove janë edhe ato të tre djemve të vegjël të moshës 8 deri në 12 vjeç, të cilat i përkasin kohës së qëndrimit të tij në fshatin Rrashbull.
Në periudhën 2003-2004, Carl Stephan Kaminski kishte marrë një shtëpi me qira në fshatin Rrashbull, ku ka kryer dhe abuzimet seksuale. Pala amerikane dhe ajo gjermane në letër-porositë përkatëse kanë grumbulluar prova në lidhje me aktivitetin e Kaminskit në vendin tonë.
Pedofili dyshohet se mund të ketë kryer abuzime edhe me fëmije të tjerë, por për tri raste ka prova të pakundërshtueshme nga familjet dhe dëshmitë e prindërve, por edhe të fëmijëve të abuzuar në atë kohë.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: