FRESH: Basha nuk i ka mbajtur premtimet

Partia Socialiste i kundëvihet punës së kryebashkiakut Lulzim Basha, nëpërmjet forumit FRESH. Përfaqësuesja e FRESH ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës se nuk ka mbajtur premtimet kundrejt qytetarëve siç janë zgjidhja e lejeve të ndërtimit, dhe zgjerimi i vendeve të punës në kryeqytet.
Kreun e Bashkisë e kanë akuzuar gjithashtu edhe këshilltarët e majtë. Me anë të një konference për shtyp Gent Gazheli u shpreh se pas një viti Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim të bërë.
Reagimet e të majtëve kanë ardhur menjëherë pas analizës 1-vjeçare të punës së bashkisë. Në fjalën e tij, kryebashkiaku paraqiti një sërë arritjesh të bashkisë së Tiranës duke nisur nga plani urbanistik, infrastruktura, rritja e punësimit si dhe hipotekimi i banesave.