Drejt nje industrie autonome
Tranzicioni ekonomik ne Shqiperi ka qene nje periudhe e veshtire e ristrukturimit te sektoreve dhe industrive tradicionale prodhuese per arsye te veshtiresive te hapjeve komerciale te tregut shqiptar ndaj tregjeve rajonale europiane e me tej. Per arsye te ndryshme Shqiperia gjate kesaj periudhe nuk u orientua drejt nje politike te re industriale. Ne kete moment kur Shqiperia tashme po tenton te hyje ne lojen e konkurrueshmerise nderkombetare drejt fazes se inovacionit dhe teknologjive me te avancuara merr nje rendesi te vecante politika e specializimit te industrive qe kane shanse konkurruese. Industria e konfeksioneve dhe e kepuceve eshte konsideruar tashme edhe nga analistet nderkombetare si mundesi reale per te zhvilluar kapacitete prodhuese me orientim drejt tregjeve nderkombetare. Ne menyre qe kjo industri prodhuese te marre drejtimin e duhur dhe per te shfrytezuar te gjitha potencialet duhet te ndermerren disa masa te nevojshme dhe politika specifike ekonomike qe do te materializojne kthimin e kesaj industrie nga forma e prodhimit te tipit fason ose ndryshe me material porosites ne nje industri me cikel te plote prodhimi ose ndryshe industri autonome.
Dhoma e Fasonisteve te Shqiperise eshte tashme e angazhuar ne zhvillimin e nje studimi analitik per shanset dhe kapacitetet qe ka sektori fason. Qellimi kryesor i ketij studimi analitik eshte ndertimi i nje programi strategjik kombetar qe do te mbledhe nje sere instrumentesh operacionale projekte teknike dhe fonde financiare ne formen e nje perqasjeje te integruar ne funksion te modernizimit teknologjik inovacionit rritjen e kapaciteteve dhe aksesin e tregjeve te eksportit. Ne bashkepunim me METE me agjenci te specializuara te investimeve te biznesit dhe me nje sere konsulentesh te identifikuar tashme Dhoma e Fasonisteve po ndermjeteson per hapat konkrete te zhvillimit e realizimit te ketij programi. Mbi bazen e eksperiences nderkombetare dy jane strategjite e penetrimit te produkteve shqiptare ne tregjet europiane krijimi i markes shqiptare dhe ndertimi i nje marketingu agresiv dhe bashkepunimi me kompanite me te medha nderkombetare per te siguruar kontrata prodhimi me cikel te plote per produkte Made in Albania.
Ne menyre qe kjo levizje strategjike te kete premisat e saj fizike dhe financiare Dhoma po punon per krijimin e nje zone industriale pilot te industrise prodhuese eksportuese ne Tirane ku do te perqendrohen kompanite me te rendesishme infrastruktura e sherbimeve laboratore moderne si dhe nje qender koordinimi marketingu e informacioni kombetar e nderkombetar. Ne kete menyre do te behet perputhja e ketij kapaciteti te koordinuar e te integruar me kapitalin nderkombetar dhe me tregjet e produkteve. Duhet theksuar se krijimi i nje fondi investimi per zhvillimin e ketij sektori mbi bazen e nje skeme konkurruese grantesh eshte me se nje domosdoshmeri e kohes.
Gjithashtu ne bashkepunim me agjencite e specializuara mbeshtetja per nje promovim agresiv dhe sistematik mbi bazen e projekteve konkrete si dhe ndjekja e te gjitha aktiviteteve parakontraktuale me profesionalizem e seriozitet eshte e mbetet nje dimension i rendesishem i ketij programi.
Se fundmi ne mendojme se tashme eshte koha me e pershtatshme per aprovimin e Ligjit te Investimeve qe do te orientoje dhe nxise volumin e karakterin e investimeve ne sektore e industri prioritare si p.sh ne industrine e konfeksioneve dhe lekure-kepuceve duke percaktuar incentiva konkrete financiare ne operacionet e biznesit qe kane lidhje me keto industri.
Autori Kryetar i Dhomes se Fasonisteve te Shqiperise