E Shtunë, 31 Tetor 2026

shte blu mos e prishni

Ne kete kohe shkaterrimesh dhe shkaterrimtaresh rruspa po merr perpara gjithcka dhe kedo pa meshire. Po shkaterrohet shteti dhe cdo damar i tij po shkelet me kembe thuajse te jete i gjithi i helmatisur. Diku ngrihet kazma per te prishur piramiden ne nje vend tjeter prishet nje hidrovor e uji merr perpara shtepite e gjene e gjalle diku larg rrezohet nje ure nje kinemaje i fiken dritat dhe diku ne erresire vdesin edhe femije...

Ky shtet po kallet dhe zjarrit po i fryjne fort te gjithe njerezit me pushtet dhe te gjithe larot qe jargaviten pas tyre

Keto rreshta nuk jane nje refleksion per femijet e varrosur ne Sukth as per prishjen e piramides permbytjet ne Shkoder a rrezimin e autobusit ne Fratar por eshte nje histori po aq e trishte sa te gjitha keto lajme te kobshme qe na kane ngrire ne ekranet e televizioneve dhe faqet e gazetave.

Rreshqanthi keto dite me zuri veshi lajmin se Klubi Dinamo kalon nga pronesia e Ministrise se Brendshme ne ate te Kultures. Fillimisht nuk me gerrici shume por kur mora vesh qe pa u ligjeruar gjithcka me siper kishin filluar projektet per ta tjetersuar sinqerisht qe u terrorizova. Mu duk sikur mua me vodhen gjithcka canten kuleten makinen shtepine sikur me vodhen vendin tim Nuk me mbante vendi dhe nuk dija se si te reagoja per ti dhene nje pergjigje pyetjes me te thjeshte Cfare po beni o njerez

Flitet qe Agjencia e Sherbimit te Sportit nje strukture per te punesuar disa militante me shume do te ktheje ne nje qender olimpike per te pritur dhe pergatitur sportiste te shume disiplinave olimpike. Po per cfare qendre olimpike flisni mor zoterinj per ate me te cilen thyet kutite e asamblese se KOKSH-it 2 vjet me pare per ate ku sportistet u gjeten te gjithe te dopuar ne boterorin e peshengritjes per pallatet qe ndertuat ne kompleksin Partizani apo per ate qendren ku ushqimin e kampioneve te Europes e sillnit me sherbimin taksi

Bejeni nje qender olimpike madje jemi ne media qe ju mbeshtesim shume fort qe ta beni sa me pare. Qe neser po te doni me te madhe dhe me te bukur se klubi Dinamo e Tirana bashke. Kjo eshte ideale per sportin per te rinjte per te gjithe por mos e prishni kete qe e ka nje funksion.

Mbase ju ka dale nga mendja dhe me duhet tju kujtoj se vete ju keni promovuar 2 projekte te mrekullueshme shume largpamese qe do te ishin ne sherbim te sportit dhe olimpizmit. Per te qene me konkret eshte nje projekt per nje fshat gjigand olimpik ne dalje te qytetit te Korces. Nje investim kolosal per nje veper te jashtezakonshme. Gjysmat e parave te financimit te te cilit jane gati dhe mbi te gjitha mund te realizohet ne nje kohe rekord. Por nese kete nuk e doni sepse e ka promovuar Fidel Ylli dhe ai eshte me lsquoarmiqte eshte nje tjeter projekt gati. Po aq ambicioz dhe i bukur ne hyrje te qytetit te Shkodres. I nderuari z. Esat Ademi nje prej njerezve qe i ka dhene kaq shume sportit tone ka kohe qe jua ka hedhur ne tavoline dhe per me shume ai eshte nga krahu i duhur.

Askush nuk ju thote te mos ndertoni nje qender olimpike apo fshat olimpik sic ju vjen juve me mbare per ta quajtur por pse duhet te prishni apo tjetersoni keto qe jane ekzistuese Pse duhet te flakni ne rruge e te shkaterroni nje klub te mireorganizuar prej dhjetera vjetesh me radhe vetem prej militantizmit dhe babezise tuaj Ai nuk eshte vend pa zot dhe ata njerez nuk jane pa dinjitet atje sterviten qindra femije te rinj dhe sportiste profesioniste pas tyre jane po kaq familje prinder motra e vellezer qe presin te ngadhenjehen prej te afermve te tyre atje kane lulezuar brezat e arte te sportit shqiptar me Pernasken Demollarin Tasen Babulin Ajet Tosken dhe Aleksander Kondon atje cdo dite po dalin dhe rriten talente te paster pa ngjyrime dhe militantizma politike sic kerkoni ju ti vishni.

Pak vjet me pare po ketij klubi ja tjetersuat edhe emrin sepse dikujt prej jush i vinte era komunist. Sot kerkoni ti merrni shtepine sepse edhe ne sport po drejtojne militantet ata me te pameshirmshmit. Katilet. Mos duhet tu kujtojme qe ky klub eshte BLU qe te mos e prishni

Tundimi i grabitjes dhe shkaterrimit eshte kthyer ne nje domosdoshmeri per kete klase barbare qe eshte ulur ne poltronen drejtuese. Te gjithe kane ngritur kazmen dhe duan te prishin gjithcka me nje nxitim dhe babezi te llahtarshme. Po marrin e tjetersojne cfare te mundin dhe si te jete. Po pse po e beni kete gje o njerez Askush nuk ju ka vene kusht qe ta shkulni nga rrenjet gjithcka qe ka mbi toke ne kete vend per te sjelle te reja te bukura moderne jokomuniste sic rendom po i klasifikoni shume prej tyre. Ne na kane pranuar ne Europe keshtu sic jemi me piramiden e zhvatur nga pllakat Skenderbeun mbi kale me ato pallate te vjetra nga brenda dhe me ngjyra nga jashte me liqenin gjysme te thare rruget plot balte e pluhur dhe keto qendra modeste stervitjeje dhe argetimi.

I kam dy fjale edhe me ty Zoti Minister Prisja me shume nga ti pas asaj oratorie zhurmuese me te cilen te degjojme ne faltoren e Kuvendit apo pas logove shumengjyreshe te mikrofonave teksa artikulon demagogjine e edukimit te ketij populli te kesaj rinie e nuk te shoh dot teksa rri heshtur dhe fshehurazi pas kurrizit te kalosh kazmen ne duart e dangalleve. Dikur u lumturova kur degjova fjalet e tua qe thoshe me plot goje se nuk do te lije kend ti ndryshonte destinacionin ketij klubi atyre ambienteve asaj hapesire e shume te tjerave te ngjashme ne Tirane e gjithe Shqiperine. Ne presim qe ti Zoti Minister dhe koleget e tu te shtojne me shume fusha me shume pista me shume kende lojerash e qendra argetimi per femijet e te rinjte larg droges dhunes e veseve te keqija. Zeri yt sot Zoti Minister eshte shume i shemtuar ne gojen e vartesve te tu

Dhe ne fund dy fjale edhe per Klodiana Shalen mikeshen time qe sot mban postin e drejtoreshes se Agjencise se Sherbimit te Sportit Larg duart nga sporti moter Shko loz me ato pak trofe qe fati deshi te ishin ne shtepine tende dhe mos shkaterro te ardhmen e shume femijeve te rinjve apo sportisteve shume me te vertete sesa ti dhe shume si ti. Keto fjale nuk ti ulin meritat as ty dhe as ca kokenxehteve si puna jote per ate qe keni dhene ne sportin tone por ju kujtoj se jeni ulur ne poltronen e gabuar dhe po merrni vendime te gabuara. Dhe per ta mbyllur dua ta them edhe kete se po plas nuk ta harroj sesi na e mbyte me thonjte e tu te ngjyrosur Elis Gurin ne asamblene me te shemtuar te sportit ndaj hiqi duart nga klubi Dinamo se ai klub eshte prone e dinamoviteve eshte vertete nje pasuri kombetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›